Pas tërheqjes së Gentian Muhametit si kandidat zyrtar i Partisë Demokratike për shkak të rekordeve të tij kriminale, opozita ka vendosur që të mbështesë për këtë bashki kandidatin Bujar Fezga.
Por Fezga rezulton të ketë të njëjtin slogan si Partia Socialiste. Slogani i Bujar Fezgës është “Këlcyra në drejtimin e duhur”.
Këtë gjë ai e thekson edhe në postimet që bën në Facebook, ku bën thirrje që të votohet “drejtimi i duhur”.











