Pak para ka fituar Korporata Energjetike e Kosovës nga pazari i shitjes së makinerive për skrap.
Në KEK kanë thënë të mos e dinë çmimin e blerjes së makinerive të rënda, pasi sipas tyre, ato janë të viteve të mëhershme (para luftës).
Por burime brenda KEK-ut kanë thënë për Kohën Ditore se kjo Korporatë për blerjen e disa pajisjeve të tjera (më të vogla se këto) ka shpenzuar 160 milionë euro nga viti 2009.
Në të njëjtin vit, vetëm riparimi i ekskavatorit SRSs Takraf 1300-rotori 8, që punon në Mirash ka kushtuar 15.5 milionë euro.Miliona euro ka kushtuar edhe riparimi i rotorit 2 në sektorin e Sitnicës (në vitin 2012) që tash është shitur si hedhurinë metali.
E krejt kontrata e shitjes së tashme, që përfshin rotorin 2 bashkë me 3 makineri të tjera dhe hedhurinë hekuri e bakri është pak më shumë se 200 mijë euro, përgatiti Express. (b.an)