Kek me kakao dhe arra kokos
Përbërësit (për 8 persona)
75 gram gjalpë me kripë
3 kokrra vezë
Pluhur kakao
2.5 declitra sheqer
1 majë luge kripë
1 lugë cacji sheqer vanilje
4 decilitra miell
2 lugë çaji sodë buke
1 decilitër arrë kokos
Përgatitja:
Në fillimi shkrini gjalpin. Ndërkohë në një enë hidhni të gjithë përbërësit gradualisht, sipas radhës dhe përzjeini me njëra tjetrën me anë të një mikseri. Nga kjo ju do të arrini të përftoni masën e kekut. Kujdesuni që çdo përbërës të jetë tretur mirë, kryesisht mielli.
Ndajeni më pas masën e përftuar në dy enë. Njërës prej tyre shtojini kakao dhe përzjejeni mirë me anë të mikserit, pjesës tjetër shtojini arrën e kokosit.
Ndërkohë, merrni tavën se ku do ta vini tortën, lyejini fundin e saj me gjalpë dhe spërkateni me pak miell dhe arra kokosi. Shtroni në fillim masën e bardhe. Sipër saj masën e përzjerë me kakao. Spërkateni sipër me arrat e kokosit. Me pas kekun piqeni në furrë të ngrohur më parë në 175 gradë, për rreth 45 minuta deri 1 orë.









