• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Keisi kameriere në klubin e natës në Kanada? Pas famës dhe ndarjes nga Stresi, modelja fsheh profesionin

by A R
03/04/2022 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kejsi dhe Stresi prej vitesh kanë qenë në një histori të komplikuar. Dyshja që patën një histori të gjatë, të celebruar edhe në martesë, i ka dhënë fund rreth 1 vit më parë, pas disa ndarjesh dhe ribashkimesh. Me sa duket, kjo ndarje ka qenë përfundimtare, duke mos pasur më dritë jeshile për raportin e tyre.

Por tashmë që gjithçka ka përfunduar, Stresi vijon jetën dhe karrierën e tij në Shqipëri, ndërsa Kejsi është rikthyer në Kanada. Në rrjetet e saj sociale, ajo shihet se bën një jetë luksoze, ku nuk i kursen drekat, darkat, udhëtimet. Por pas fasadës së rrjeteve sociale, duket se edhe ish-bashkëshortja e Stresit bën një punë të zakonshme, si çdo emigrant tjetër.

Në fotot e publikuara, ajo është në krye të detyrës, teksa punon si kameriere në një club të Torontos. Ajo shihet përkrah kolegeve të saj, duke mbajtur në duar edhe porositë e radhës. E natyrisht që edhe Kejsi, që në vendin tonë është e famshme, në punën e saj mban uniformë si gjithë të tjerët, duke mos u ndikuar nga fama e Shqipërisë.

Në rrjetet e saj sociale, ajo publikon shpesh pamje nga club-i ku punon, por natyrisht duke mos prekur faktin që në këtë vend ajo shkon si staf, dhe jo si kliente. Një fakt të tillë e dinë edhe disa prej ndjekësve të saj, që nuk ia kanë kursyer ironinë në rrjetet sociale. Teksa publikon foto provokuese nga jeta e përditshme apo nga udhëtimet, komentet rreth punës nuk mungojnë.

“Pse bën si modele ‘Instagram’-i, kur punon si girls’ night club”, ka komentua një ndjekës i saj. Nga ana tjetër, Kejsi ka zgjedhur mos t’u përgjigjet, por të largojë të gjitha komentet që lidhen me Stresin apo komentet negative. Kujtojmë se jeta e saj teksa ishte partnerja e Stresit, ishte shumë më ndryshe. Mes Kanadasë dhe Shqipërisë, ajo dhe Stresi shijonin një histori të bukur dashurie, duke e shndërruar në një personazh edhe në shtypin rozë.

Madje në deklaratat e tyre, çifti thoshte se po organizonte një dasmë luksoze në San Torini, ku veç miqve dhe të afërmve, nuk do të mungonin as VIP-at e shumtë. Por të gjitha këto tashmë i përkasin së shkuarës, pasi Kejsi dhe Stresi janë ndarë, pikërisht pas tradhtive të reperit. I ftuar në emisionin “Ndërrimi i natës”, Stresi ka folur për marrëdhënien e tij me Kejsin.

Lidhja e tyre ka pasur shumë ulje-ngritje dhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur është aluduar në media për ndarje apo ribashkime. Në intervistën e fundit përballë Alaudin Hamitit, Stresi është shprehur se do të flasë për herë të fundit për Kejsin dhe se do ta mbyllë këtë temë.

“Ajo më ka pritur kur kam qenë në burg. Pasi kam dalë, çdo gjë ka shkuar shumë mirë. Kisha nevojë të rikuperohesha dhe u rikuperova shumë shpejt. Ka qenë nata kur kam ardhur në Prishtinë në një emision, aty ka ndodhur një keqkuptim i madh. Kemi shkuar në hotel të gjithë bashkë, kemi qenë diku rreth 30 veta. Shoku im u ndal diku të merrte një shoqen e vet. Për këtë ndodhi, një keqkuptim shumë i madh mes meje dhe vajzës [Kejsit]. Asaj i kanë thënë gjëra të tjera. Si duket, me zor ka pritur, i ka hipur avionit”, është shprehur Stresi duke qeshur.

Ai ka pranuar se nuk është më me Kejsin dhe se nuk mund të flasë për një rikthim. “E them këtu, aktualisht nuk jam me të. Ajo është shumë e shtrenjtë për mua, përderisa ka mbiemrin tim akoma. Nuk është e lehtë! Për një mundësi për rikthim, nuk mund të flas. Unë po eci para. Jam shumë mirë aktualisht”.

I pyetur nëse Kejsi vazhdon t’i ruajë kontaktet me nënën e tij, me të cilën ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë, Stresi është përgjigjur: “Me nënën time nuk ka më kontakt… Ajo u nxitua, ka bërë një deklaratë që nuk i shkonte…”. Ndërkohë që për martesën nuk preferon të flasë, Stresi ka pranuar se e ka ëndërr të ketë një fëmijë, pavarësisht nëse do të jetë apo jo në një lidhje me nënën e tij.

Vite më parë, Kejsi bëri gjithë publikun për vete, teksa deklaronte dashurinë e saj të madhe për partnerin që ishte në burg. Edhe pse Stresi u arrestua me një femër në hotel, Kejsi jo vetëm e fali, por edhe e priti përgjatë muajve që ai qëndroi në qeli. Duke treguar për një dashuri të madhe, me anë të postimeve, deklaratave, fotove, ajo zbuloi se planet për të ardhmen e tyre vijonin, pavarësisht burgut dhe tradhtisë që e fali.

Keisi kameriere në klubin e natës në Kanada? Pas famës dhe

Në rrjetet sociale ajo ka qenë tepër aktive me postime, foto dhe video të sajat dhe Stresit. Me anë të një pyetësori në “Instagram”, iu është përgjigjur pyetjeve të bëra nga ndjekësit. “O Kejs, po n.q.s. në burg është e lejuar të jetë dhe bashkëshortja t’i qëndrojë, ti do ta refuzoje këtë mundësi?” ishte pyetja drejtuar saj. “Më duket keni filluar të më kuptoni tipin me këto lloj pyetjesh. Unë po të kisha mundësinë, do të kisha qëndruar, jo në burg me të, por edhe në vrimën e miut. Sidomos që mos të mërzitej vetëm. Por të jemi realistë, nuk është ndihmë as njërin, as tjetrin ajo gjendje… Por duke qenë njeri që vepron me zemër, kisha ikur me vrap”, tregon ajo.

Në një tjetër intervistë, Kejsi zbulonte detaje nga marrëdhënia, duke u shprehur se nuk ishte xheloze, por gjithçka e merrte vesh. “Nuk jam xheloze, madje jam shumë e kuptueshme. Por fakti që unë jam njeri i thjeshtë dhe që në krah kam një person publik, ndikon. Unë jam shumë e qetë, por kam inat mungesën e korrektësisë, madje kjo ka qenë arsyeja pse shpesh kemi pasur zënka.

Keisi kameriere në klubin e natës në Kanada? Pas famës dhe

Ka ndikuar edhe fakti që lidhjen e kemi mbajtur në distancë dhe ka qenë shumë e vështirë. Nëse nuk tregon korrektësi për diçka kaq të vogël sa ora, si mund ta mbash një lidhje nga Kanadaja në Shqipëri? A ruhet ky? E kemi parë që ka ikur edhe nga ballkoni. Unë them gjithmonë po të mos jem në shtëpi me të, nuk fle, se e di që po bën diçka, më ndizet radari.

Keisi kameriere në klubin e natës në Kanada? Pas famës dhe

Ka gjithmonë një mënyrë që të mbërrijë lajmi tek unë edhe kur nuk më tregon ai dhe kjo lidhet me faktin që është person publik. Mua më tregonin ku ishte dhe e pyesja, ai më thoshte jam në lagje dhe nuk e pranonte derisa i çoja foto e kështu zbulonte ‘spiunin’ dhe shkonte zihej me to (shoqet e mia)”, rrëfente modelja, duke lënë të kuptohej edhe problemet e para të këtij çifti që sot vijojnë jetën e tyre veç e veç./ Panorama Plus

Next Post
Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Rama e Xhafaj në Presidencë

Zgjedhja e Presidentit, PD vetëpërjashtohet nga procesi, pas 20 vitesh PS mund ta zgjedhë nga radhët e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
Agron Shehaj fillon takimet për zgjedhjet bashkiake 2027, fton qytetarët të vetë-propozohen si kandidatë për në këshill

Agron Shehaj fillon takimet për zgjedhjet bashkiake 2027, fton qytetarët të vetë-propozohen si kandidatë për në këshill

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In