• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

by A R
16/01/2026 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Evropian, nëpërmjet Gert Jan Koopman, drejtor për zgjerimin, ka vlerësuar se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë arritur rezultatet më të mira në reformat e nevojshme për marrjen e fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Deri më tani, Shqipëria kryeson pasi ka zbatuar 21 reforma, ndërsa Mali i Zi 12.

“Mali i Zi dhe Shqipëria kryesojnë grupin e shteteve ballkanike në rrugën e plotësimit të reformave të integrimit evropian. Këto vende janë në pararojë të procesit të zgjerimit sepse po punojnë me shpejtësi në plotësimin e të gjitha reformave. Me ndihmën e shtuar teknike që po u ofrojmë atyre, ne presim që normat e rezultateve të zbatimit të reformave të jenë edhe më të larta. Disbursimi i fondeve për rajonin në kuadër të planit të rritjes është më pak se 50%.”, u shpreh Gert Jan Koopman.

Ndërkaq, Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosovës, brenda disa javësh, mund t’i hiqen të gjitha masat ndëshkuese dhe ndaj asaj do t’i jepen mbi 400 milionë euro.

“Ne kemi filluar të heqim tashmë masat ndaj Kosovës dhe tani jemi në një fazë shumë vendimtare, ku do të donim të akordonim më shumë se 400 milionë euro. Prandaj, jemi në diskutime shumë të thella me autoritetet e Kosovës, ndaj shpresoj të jem në gjendje ta finalizojmë planin këtë muaj“, tha Koopman.

Ndryshimi i qëndrimit nga BE erdhi pas pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet e fundvitit të kaluar, që i risollën në pushtet në komunat e veriut.

Në total, deri më tani, nga plani i rritjes rreth 453 milionë euro u janë paguar shteteve ballkanike. Sipas Koopman, vijimi i pagesave për këto shtete varet vetëm nga zbatimi i axhendave të reformave, kryesisht në fushën e sundimit të ligjit.

Next Post
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

"Na presin ditë të gjata...", Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In