• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kë po kursen Basha nga “fshesa” e Komisionit Ruli/ Listës favorizuese i shtohen Hasa, Salianji dhe Baçi

by Java News
31/10/2020 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka kaluar vetëm një jave nga dita kur Komisioni për Vlerësimin e Kandidaturave drejtuar nga Genc Ruli i përcolli kryesisë së partisë dy lista; atë kaluese dhe atë që sipas komisionit nuk duhej të shqyrtohej në garën për deputet.

Ishin 13 emra anëtarë të kryesisë dhe grupit parlamentar prej vitit 2017, që ishin përjashtuar.

Ajo që surprizoi në këtë listë nuk ishte veprimi i Komisionit, por emrat që u hoqën, për të cilët, PD-ja u detyrua të sqarojë publikisht se nuk ishin “hequr” por kalonin në listë pritje dhe se vendimi përfundimtar merret nga kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Në këtë listë përfshiheshin prurje politike direkt nga Lulzim Basha, si Ervin Salianji, Arben Kashahu, Endri Hasa, Izmira Ulqinaku apo Romeo Gurakuqi.

Qysh prej asaj dite, Basha e ka sqaruar në çdo dalje medatike (kur është pyetur nga media) se kompetencën për listën e ka vetëm kryesia e partisë, pa dashur të japë ndonjë koment shtesë për punën e komisionit veprimtarinë e të cilit ai e konsideron “risi” dhe “korrekte”.

Por, përpos asaj që Basha thotë, ajo që po vihet re nga daljet e komanduara nga selia blu është se nga lista e “të përjashtuarve” PD-ja zyrtare po aktivizon të paktën dy prej tyre si zëra politikë dhe publik për të.

I pari është Endri Hasa kandidat për deputet në Elbasan.

Në një javë nga shpallja zyrtare e listës, Endri Hasa është lançuar nga PD-ja përmes postimesh dhe konferencash për shtyp plot gjashtë herë ndonjëherë për rendin, por më së shumti për situatën e pandemisë.

I dyti të cilit herë i shpërndajnë postimet në Facebook e herë del në deklarata mediash është Ervin Salianji.

Në një javë ai ka dalë tre here për çështje të sigurisë, së fundmi edhe për gafën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për policinë.

Kësaj liste favorizuese (por ky më shumë me vullnetin e tij sesa të partisë) po përpiqet që t’i bashkohet edhe kryetari i PD-së, Fier, Luan Baçi.

Fillimisht përmes një letre të gjatë që kryesia e PD-së, Fier i dërgon zyrtarisht Lulzim Bashës se kryetari i “tyre” duhet përfshirë në listën e kandidatëve për deputet dhe më pas në një dalje mediatike nga Fieri, ku Baçi ish kujdesur që prapa shpinës së tij, të varte në mur një fotografi të madhe të Lulzim Bashës, për të treguar kështu devocionin e tij të madh ndaj kryetarit, që ndoshta edhe mund të shpërblehet…

Deri sa kryesia të mblidhet dhe lista të dalë zyrtarisht të tjera ujëra do të rrjedhin, por “përzgjedhja” e Bashës për këto emra duket se nuk do të ndryshojë…Sa kohë që nga PD-ja daljet e tyre apo edhe postimet në Facebook përcillen zyrtarisht po njësoj si për Sekretarin e Përgjithshëm, Drejtorin e Kabinetit, kryetarin e FRPD apo edhe zëdhënësin e partisë…(SI)

g.kosovari
Next Post
Mediat: Qoka e radhës e Ilir Metës, nënshtetësi VIP me kriter anëtarësimin në partinë e Haradinajt

Mediat: Qoka e radhës e Ilir Metës, nënshtetësi VIP me kriter anëtarësimin në partinë e Haradinajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In