• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KE përzgjedh Tiranën për çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër Europian”

by Java News
07/12/2018 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbjellja e mbi 122 mijë pemëve, kthimi i qendrës së qytetit në pedonale, shtimi i lulishteve dhe këndeve të lojërave, si dhe shtimi i korsive të dedikuara për biçikletat si alternativë ekologjike transporti, e kanë renditur Tiranën në listën e qyteteve pretendente për të fituar çmimin “Kryqyteti i Gjelbër Europian” që organizohet çdo vit nga Komisioni Europian. Tirana është përzgjedhur nga Komisioni Europian përkrah 9 qyteteve të tjera nga e gjithë Europa, përfshi edhe vende të Bashkimit Europian, që garojnë për çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër Europian për vitin 2021”. Krahas Tiranës në këtë garë janë përzgjedhur qytete të njohura të Europës si: Budapesti (Hungari); Cagliari (Itali); Dijon (Francë); Lahti (Finlandë); Lille (Francë); Shkup (Maqedoni); Strasburg (Francë) dhe Västerås (Suedi).

Karmenu Vella, Komisionerja Evropiane për Mjedisin, Çështjet Detare dhe Peshkimin, duke folur për këtë konkurs u shpreh e kënaqur për qytetet konkurrente, ndërsa përshëndeti përpjekjet që kanë bërë këto qytete për të përmirësuar mjedisin lokal dhe cilësinë e jetës së qytetarëve të tyre. “Unë jam shumë e kënaqur të shoh se Kryeqyteti i Gjelbër Europian. Këto qytete po punojnë shumë që të jenë vende më të mira për qytetarët e tyre për të jetuar, punuar dhe për të kaluar jetën. Unë nuk kam asnjë dyshim se të gjithë aplikuesit janë të famshëm dhe ne mund t’i përshëndesim këto përpjekje dhe arritje të jashtëzakonshme”, tha Komisionerja Evropiane për Mjedisin, Çështjet Detare dhe Peshkimin, Karmenu Vella pas shpalljes së qyteteve konkurrente për çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër Europian për vitin 2021”.

Tashmë pas këtij hapi, një panel prej dymbëdhjetë ekspertësh të pavarur dhe të njohur ndërkombëtarisht do të fillojnë një vlerësim teknik të çdo konkurrenti, për të zgjedhur një listë të shkurtër të qyteteve që konkurrojnë për këtë çmim. Ky panel ekspertësh do të vlerësojë aplikacionet e Kryeqytetit të Gjelbër Europian në bazë të 12 treguesve mjedisorë: zbutjen e ndryshimeve klimatike, adaptimin e ndryshimeve klimatike, lëvizjen e qëndrueshme urbane, përdorimin e qëndrueshëm të tokës, natyrën dhe biodiversitetin, kualitetin e ajrit, zhurmën, mbeturinat, rritjen e ekonomive të gjelbëra dhe eko-inovacionit, performancës së energjisë dhe qeverisjes.

Finalistët do të shpallen në prill 2019 dhe më pas do të ftohen të paraqesin rastet e tyre përpara një jurie ndërkombëtare. Juria do të vlerësojë angazhimin e qyteteve për zhvillim të qëndrueshëm urban, aftësinë e tyre për të vepruar si një model për qytetet e tjera dhe strategjinë e tyre për komunikim dhe angazhim me qytetarët e tyre. Fituesi do të shpallet në një ceremoni shpërblimi në qershor, në Oslo, si kryeqyteti i Gjelbër Evropian i vitit 2019.

Paralelisht me çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër Europian për vitin 2021”, Komisioni Europian organizon edhe konkursin për çmimin “Gjethja e Gjelbër Europiane” që i dedikohet qyteteve të vogla europiane me nga 20 mijë deri në 100 mijë banorë. Çmimi “Kryeqyteti i Gjelbër Europian” dhe çmimi “Gjethja e Gjelbër Europiane”, u krijuan nga Komisioni Europian për të njohur dhe për të shpërblyer arritjet e qyteteve pioniere, në përpjekjet e tyre për të përmirësuar mjedisin lokal dhe cilësinë e jetës. Përkundër problemeve të shumta mjedisore me të cilat ballafaqohen sot qytetet më të mëdha, qytetet evropiane janë përcaktuese të standardeve në qëndrueshmërinë urbane dhe shpesh janë pioniere të zgjidhjeve inovative, për të luftuar këto sfida mjedisore./a.çupaj

Next Post
Kryemadhi: Rama po bllokon qëllimisht krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së

Unaza e Re, Kryemadhi: Prokuroria të hetojë projektin korruptiv dhe racist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In