• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ke një ide? Ne të japim 5 milionë lekë

by A R
04/04/2016 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rinia shqiptare tregon se idetë për biznes nuk i mungojnë. Përmes një aplikimi online në faqen www.aftesi.info/vetepunesimi, Në kuadër të një programi të financuar nga Qeveria Zvicerane, UNDP në Shqipëri i jep mundësinë çdo shqiptari të moshës 18-30 vjeç që deri më datë 15 prill të tregojë për idenë e tij të biznesit duke i ofruar trajnim, ekspertizë dhe financim deri në 500.000 lekë të reja falas. Deri tani idetë kanë qenë tejet interesante dhe nga fusha të ndryshme. Dajna Sorensen, përfaqësuese e programit të UNDP për Vetëpunësimin na tregon ekskluzivisht për javanews.al qëllimin e programit dhe ecurinë deri tani.

 Faqja zyrtare aftesi.info/vetepunesimi

Rreth 400 të rinj shqiptarë nga mbarë vendi kanë aplikuar deri tani në programin më të fundit që UNDP ka nisur për të nxitur vetëpunësimin në vend përmes faqes www.aftesi.info/vetepunesimi. Programi synon zhvillimin e ideve të të rinjve të moshës 18-30 vjeç përmes trajnimesh dhe brenda një harku kohor prej katër muajsh, kandidatët e përzgjedhur do të regjistrojnë bizneset e tyre pranë QKR si dhe do mund të përfitojnë ndihmën financiare prej 500.000 lekë të reja. Qëllimi i këtij programi të UNDP është nxitja e punësimit tek të rinjtë që shpesh herë e gjejnë të vështirë integrimin në tregun e punës.

“Përtej stimulimit të bizneseve të reja, ajo që ne synojmë përmes këtij projekti është dhënia e një mesazhi të qarte për të rinjtë shqiptarë që të marrin në dorë të ardhmen e tyre. Ne duam t’u tregojmë se përmes një ideje të mirë dhe të zbatueshme biznesi, një trajnimi adekuat dhe shumë punë nga ana e tyre, ata mund të bëhen drejtuesI të bizneseve personale dhe në të ardhmen mund të punësojnë edhe të tjerë,” shprehet Dajna Sorensen, përfaqësuese e Programit për Vetëpunësimin pranë UNDP në Shqipëri.

Idetë e shqiptarëve

Sorensen shpjegon se në dy javët e para numri i aplikimeve ka qënë befasues për ekipin e UNDP dhe se idetë e të rinjve shqiptarë nuk mungojnë.

“Në ditët e para numri i të rinjve që kanë aplikuar në faqen www.aftesi.info/vetepunesimi ka qënë befasues për ne. Ajo që na ka bërë përshtypje është diversiteti i madh i fushave për të cilën është aplikuar. Të rinjtë kanë aplikuar edhe për fusha si agro-biznes, turizëm malor, zhvillim produktesh artizanale etj. Përshembull janë bërë aplikime për prodhimin e bimës së livandos, apo prodhimin e tabaskos me bazë nga erëzat shqiptare, krijimin e plehut organik nga mbetjet urbane. Ka të rinj që kërkojnë ndihmë për të hapur laborator dentistësh, sallone bukurie apo zyra konsulence për pensionistët, të papunët e shtresat në nevojë.

Shpesh ka patur raste kur të rinjtë kanë përvojë paraprake për fushën që ata po aplikojnë,”vijon Sorensen. “Kemi patur edhe raste kur të rinj që kanë marrë një profesion përmes praktikës diku apo në shkollat profesionale, kanë aplikuar që të zhvillojnë biznesin e tyre pikërisht mbi këto përvoja. Profesionet janë si hidraulikë, fermerë, elektriçistë etj”.

Statistikat flasin

Numri i aplikantëve në bazë të gjinisë është pothuajse i njëjtë. Gjatë gjithë procesit të aplikimit, ka patur një konstante të aplikimeve mes djemve dhe vajzave. Përsa i përkët qyteteve nga të cilat është aplikuar Sorensen shpjegon: “Qyteti prej nga vjen numri më i madh i aplikimeve është Tirana, por më shumë se gjysma vjen nga qytetet e tjera. Durrësi dhe Korça ashtu si Elbasani kanë një numër të konsiderueshëm aplikimesh. Më pas vijnë Shkodra, Lezha, Pogradeci, Përmeti, Berati, Dibra, Fieri, Kukësi etj. Janë pikërisht këto aplikime në fakt që kanë sjellë edhe më shumë diversitet brenda”.

Lidhur me nivelin e shkollimit të aplikantëvë Sorensen shpjegon se një pjesë e konsiderueshme kanë përfunduar studimet e larta por ka edhe nga ata që sapo kanë mbaruar një shkollë profesionale.

Çfarë është Programi i Vetëpunësimit

Programi është lançuar në datë 16 mars nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale. Deri më datën 15 prill, UNDP do të mbajë të hapur platformën për të pritur idetë e të rinjve për një biznes ku vetë ata do të jenë administratorët e tyre.

Më pas UNDP do të ofrojë kurse trajnimi për të përzgjedhurit nga kjo fazë deri në 40 orë. Kandidatët më tej do të ndiqen nga ekspertë biznesi të fushave të ndryshme për të shkruajtur një plan të vërtetë biznesi për idenë që ata kanë aplikuar në fillim.

Këto ide biznesi do të dorëzohen prej kandidatëve deri më datë 30 qershor dhe gjatë muajit korrik do të shpallen fituesit e programit, që do të asistohen për regjistrimin e biznesit pranë QKR-së dhe financimin deri në 500.000 lekë të reja në mjete dhe pajisje sipas planit të tyre të biznesit. Këto para nuk ofrohen në formën e kredisë por si grante që ofrohen për nisjen e bizneseve të reja.

Në faqen zyrtare të programit të vetëpunësimit, www.aftesi.info/vetepunesimi sqarohet në detaje i gjithë procesi që do të duhet të kalojë një i ri shqiptar.

UNDP në Shqipëri ka ndërmarrë edhe herë të tjera iniciativa që synojnë nxitjen e punësimit tek të rinjtë por risia e këtij projekti është se do të jenë të rinjtë administratorët e bizneseve të tyre.

Programi është aplikuar në Maqedoni për tetë vjet dhe suksesi ka qënë shumë i madh. Përreth 8000 biznese të vogla janë çelur përmes programit dhe më shumë se 80 përqind e tyre kanë vazhduar me aktivitetin.

Next Post

Sheshelj dorëzoi kërkesën për lëshimin e pasaportës, fillimisht do jetë në Zagreb!!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

February 8, 2026
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Sigurimi nga tërmetet e përmbytjet, si do të funksionojë skema me detyrim dhe cilat janë përfitimet?

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In