Komisioni Evropian do i japë Shqipërisë një ndihmë prej 15 milionë eurosh pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona në Tiranë, Durrës dhe në Thumanë.
““BE është në solidaritet të plotë me Shqipërinë. Kisha një telefonatë me kryeministrin Edi Rama të dielën. Dhe ne e mbështesim Shqipërinë jo vetëm me fjalë, prandaj do japim 15 milionë euro nga fondi menjëherë. Kemi vendosur për zhvillimin e një konference të përbashkët donatorësh. Unë do ta marr sot në telefon Edi Ramën dhe ta vë në dijeni për këtë vendim”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.
g.kosovari











