• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“KÇK organizatë kriminale”/ Rama: Prokurorë e gjyqtarë janë tutorë të krimit dhe do i kapë ligji anti-mafia, të faktojnë pasurinë

by Java News
25/11/2019 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama foli ashpër ndaj prokurorëve e gjykatësit, ndërsa prezantoi masat paketën speciale kundër krimit të organizuar. Rama e konsideroi KÇK një organizatë kriminale, gjykatësish e prokurorësh që janë shërbëtorë, ose edhe tutorë të krimit të organizuar.

Kreu i qeverisë deklaroi se rasti i Durrësit është flagrant, që sipas tij për fat të mirë e solli rastësia, që u gjendën në një makinë bashkë me prokurorin dhe një nga eksponentët e krimit të organizuar dokumentet e vjedhura të prokurorisë, ato që për një kohë të gjatë, i vendoseshin nga fronti kundër reformës në drejtësi në kurriz Donika Prelës.

“KÇK është një organizatë kriminale gjykatësisht dhe prokurorësh që janë shërbëtorë, bashkëpunëtorë ose edhe tutorë të krimit të organizuar. Janë një kancer në sistem që me fillimin e vettingut dhe me rezultatet e para të vettingut ka hyrë në fazën e vet më agresive. Janë njerëz që e dinë që nuk kanë asnjë shans ta kalojnë vettingut, ndaj po shfaqen shumë më hapur se deri dje kur puinonin me një ritëm më të avashtë dhe me bindjen që e kishin jetën para dhe askush nuk do t’i lëvizte nga vendi., Tani kanë vetëm kohën e mbetur deri kur të dalin para vettingut që e dinë që nuk kanë asnjë shans. Prandaj motoja e tyre, nuk është fantazi, e thonë ata, është kap ç’a të kapësh, KÇK. Rasti i Durrësit është flagrant, për fat të mirë e solli rastësia, që u gjendën në një makinë bashkë, prokurori dhe një nga eksponentët e krimit të organizuar. Dhe në bagazhin e makinës dokumentet e vjedhura të prokurorisë, ato që për një kohë të gjatë, i vendoseshin nga fronti kundër reformës në drejtësi në kurriz Donika Prelës. Ndërkohë u gjendën në atë makinë. Cfarë duhet të bëjmë ne? Të presim vettingun e tyre? Ku për shkak të këtij sistemi drejtësie dhe fakti që kriminelët i kanë shpatul;lat e ngrohta ka një paturpësi ekstreme, mungesë ekstreme frike jo e jo, por edhe mungese për të fshehur gjurmë. Cmund të bëjmë ne kur një kriminel merr peng Hipotekën e Vlorës dhe policia nuk vepron për shkak se gjykata dhe prokuroria thjesht nuk vepron. Jemi në një vend ku për të ardhur këtu keni plotësuar një formular ku përtej të gjitha standardeve ndërkombëtarë ju është kërkuar të tregoni të vërtetën që nga momenti kur keni dalë nga barku i nënës, nëse keni shkelur vizat e bardha në dalje e sipër. Ka mbetur në fjalorin e përgjithshëm si dekriminalizimi, ligji i pastërtisë së figurës.

Tu kërkohet të provojnë që ato që kanë i kanë si rezultat i punës. Pse kjo u bëka për të gjithë ata që duhen të zgjidhen, për gjykatësit e prokurorët dhe nuk u bëka për këta, kush janë këta? Dhe mendoj se sot kjo është urgjente. Në këtë vakum midis drejtësisë së vjetër dhe të resë që po ngrihet, ku KCK është vënë në veprim intensiv, ne duhet të ndërhyjmë me një ligj special kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe të gjithë normave të ligjit anti-mafie ta kalojmë në kurriz të subjekteve të këtij ligji, të tyre dhe të familjarëve të tyre. Dhe të gjithë duhet të provojnë para gjykatës, që shtëpinë, makinën, biznesin, i ka si rezultat i punës. KCK-së i duhet vënë kufi shumë i qartë, se jemi në kushtet kur një anëtar i KCK shkel ligjin askush nuk vepron. Ndërkohë që duhet sqaruar ligjërisht që Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Gjyqësorit të marrin masë për pezullimin dhe inspektimin lidhur me anëtarin përkatës të kësaj organizate kriminale. Deri në krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, nëse ne nuk e bëjmë këtë do bëhet nami në Shqipëri. Do kemi cdo javë shfaqje tërbimi në shkelje të ligjit. Në rast se inspektimi vlerëson që anëtari i organizatës kriminale, gjykatësi apo prokurori që ka shkelur ligjin është në shkelje, mbi të duhet të fillojë procesi anti-mafie. Të provojë nga i buron pasuria“, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
Paralajmërimi i fortë i Ramës: Kush nuk voton KÇK-në përjashtohet nga PS

Paralajmërimi i fortë i Ramës: Kush nuk voton KÇK-në përjashtohet nga PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In