• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KB i Tiranës miraton disa vendime. Ristani apel qytetarëve për kujdes ndaj zjarreve dhe lirimin e hapësirave publike

by A R
24/07/2025 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetarja e komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani, i bëri thirrje qytetarëve për vëmendje të shtuar ndaj rrezikut të zjarreve gjatë këtyre ditëve të nxehta vere, duke kërkuar një bashkëpunim të gjerë për raportimin në kohë të çdo vatre të dyshuar.

“Jemi në ditët më të nxehta të korrikut dhe rreziku për zjarre është shumë i lartë. Ju ftoj të gjithëve për bashkëpunim. Jeni përfaqësues të komuniteteve tuaja dhe mund të jepni ndihmesë të çmuar për të parandaluar përhapjen e flakëve. Vetëm së fundmi, në zonën e Teleferikut u përfshinë nga zjarri rreth 3000 metra katrorë. Dua të falënderoj të gjithë zjarrfikësit dhe shërbimet publike për ndërhyrjen në kohë dhe shmangien e pasojave,” u shpreh Ristani.

Në vijim të fjalës së saj, ajo falënderoi qytetarët për bashkëpunimin e treguar deri më tani në lirimin e hapësirave publike dhe i inkurajoi që të vazhdojnë të raportojnë raste të tilla.

“Faleminderit për gjithë bashkëpunimin tuaj, sinjalizimet, durimin. Ajo që dua të bëjmë të gjithë bashkë është të kuptojmë se jemi këtu për një mision të përbashkët: për t’u rikthyer hapësirat publike qytetarëve. Kemi një numër të kufizuar forcash ndërhyrjeje, ndërkohë që çdo ditë marrim nga 500 deri në 2000 denoncime. Për këtë arsye, kërkoj mirëkuptimin tuaj që çdo shqetësim do të trajtohet sipas rendit dhe në kohën e duhur”, theksoi ajo.

Një tjetër moment i rëndësishëm i mbledhjes ishte miratimi i projektvendimit “Për dhënien e pëlqimit për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Bashkia Tiranë, te Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të pronës me nr. pasurie 7/74, zona kadastrale 8160”.

Sipas Ristanit, “Pallati i Kongreseve, pavarësisht mirëmbajtjes ndër vite, ka shfaqur shenja të qarta amortizimi. Për këtë arsye, institucione të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të marrë përsipër rijetëzimin e tij. Ky projekt synon ta shndërrojë godinën në një qendër multifunksionale për konferenca, evente kulturore, tubime publike dhe politike. Do të përmirësojë infrastrukturën, do të nxisë turizmin dhe zhvillimin ekonomik lokal, si dhe do të krijojë mundësi për investime, punësim dhe bashkëpunim ndërkombëtar, kulturor e intelektual.”

Ndërkohë, në rendin e ditës u miratuan edhe një sërë vendimesh të rëndësishme me karakter social. U miratuan familjet përfituese nga programi i bllok-ndihmës ekonomike për periudhën maj-qershor 2025, si dhe individët dhe familjet që do të përfitojnë bonusin e qirasë, si pasojë e prekjeve nga projektet infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e aksit Thumanë–Vorë–Kashar. Po ashtu, u trajtuan me subvencion qiraje disa familje në nevojë që nuk mund të përballojnë tregun e lirë të banesave.

Në fund, u miratua edhe kompensimi ushqimor për nxënësit e shkollave publike, të përfshirë në projektin “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, për periudhën prill-qershor 2025.

Next Post
“Pallatet e vjetra do ngelen pa shitur!”

“Pallatet e vjetra do ngelen pa shitur!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In