• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kazanët e hapur, ekspertët:  Shkaktojnë sëmundje të rrezikshme

by A R
07/07/2016 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pamja tjetër e Tiranës, është realiteti i hidhur i kryeqytetit shqiptar. Në qendër apo periferi, në çdo orë të ditës ndeshesh me njerëz te moshave të ndryshme që kërkojnë të mbijetojnë mes mbeturinave. Dikush kërkon shishe plastike, të tjerë kanaçe apo qelq. Të gjithë janë të rrezikuar nga një sërë sëmundjesh deri ato vdekjeprurëse. Specialiste pranë shëndetit publik tregojnë se këta individë të vetëpunësuar pranë kazave të mbeturinave, rrezikojnë seriozisht jetën.

 “Sëmundjet nga literatura, janë mjaft të ndryshme duke filluar që nga gastrointeritet, tifot, dizanteri, sëmundje të lëkurës, parazitë intenstinal. Pse jo, në mbeturina janë identifikuar edhe mjaft mikrobe shumë të rrezikshme të tuberkulozit, difterisë”, shpjegon Arben Luzati, shef i departamentit të mjedisit ISHPS.

Këta persona duket se kanë marrë çdo risk mbi vete. Por a rrezikohen qytetarët e tjerë që i hedhin mbeturinat rregullisht në kazanë dhe pak orë më vonë i gjejnë të hapura në rrugë? Veçanërisht tani në verë, banorët e Tiranës janë të ekspozuar nga gazet e dëmshme që çlirojë mbeturinat, nga infeksionet e ndryshme dhe sëmundjet e lëkurës.

“Procesi i grumbullimit, transportimit të mbeturinave duhet të bëhet në mënyrë hermetike, pra kazanët duhet të jenë të mbyllura edhe ato mjetet që i transportojnë duhet të jenë mbyllura në mënyrë hermetike që punonjësi që i manipulojnë këto mbeturina të kenë kontakt sa më të vogël me to. Një administrim eficent, i qartë dhe me karakter shkencor i menaxhimit të mbeturinave e bën më të vogël riskun e popullatës ndaj këtyre sëmundjeve”, thotë Luzati.

I njohur me këtë realitet, kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, u ofroi punë këtyre personave pranë impianteve të përpunimit te mbeturinave.

“Qyteti i Tiranës nuk do të lejojë më ndërhyrjen në kazanët e plehrave. Bashkia e Tiranës bashkë me kolegë si PNUD-i është shumë e gatshme sot t’u ofrojë një punë me pagesë dhe me sigurime shoqërore, në pastrimin e qytetit ose në impiantin e Sharrës kujtdo që do të ketë një jetë me punë të ndershme në çështje të riciklimit”, u shpreh pak ditë më parë Veliaj.

Në muajin gusht do të nisë reforma në administrimin dhe menaxhimin e mbeturinave. Krahas një flote të re pastrimi, kazanët e mbeturinave do të jenë të rinj dhe të mbuluar me kapak. Ndërsa qendra e kryeqytetit do të pastrohet nga ndërmarrja e Bashkisë, e cila do te shërbeje si model per kompanitë private qe kane marre përsipër pastrimin e pjese tjetër te Tiranës. Me nisjen e kësaj reforme mbetet per t’u parë nëse këta persona do të vazhdojnë serish punën pranë kazanëve apo situata vërtet do të ndryshojë.

(java / r.a)

Next Post

Spartak Braho, letër Tahirit: Na trego çfarë ndodhi në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bylykbashi tregon pse e mbajnë selinë të pushtuar: Është gati për kulla, prandaj po rikthehet Lulzim Basha!

Biseda e pazbuluar me Bashën për mandatet, Bylykbashi tregon ‘pengun’ nga mbledhja

February 18, 2026
Meloni e vendosur, rinis dërgimin e azilkërkuesve në Shëngjin në janar, Tajani: Projekti ynë u mbështet nga vendet e BE-së!

LIVE! Ministeriali për Korridorin VIII në Tiranë, Tajani: Nismë politike për integrimin në BE dhe forcimin e bashkëpunimit

February 18, 2026
Kreu i KMSH uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet!

Kreu i KMSH uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet!

February 18, 2026
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri e mbijetesë

Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri e mbijetesë

February 18, 2026
EMRI/ Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

EMRI/ Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

February 18, 2026
“Procesi në Hagë është farsë”, ish-ambasadori Minxhozi: Pse ka rënë qëllimi për të cilin u ngrit “Specialja”

“Procesi në Hagë është farsë”, ish-ambasadori Minxhozi: Pse ka rënë qëllimi për të cilin u ngrit “Specialja”

February 18, 2026
Sejdiu: Pse Deklaratën e Pavarësisë duhej ta lexonte Krasniqi dhe jo Thaçi

Konstatimet e Fatmir Sejdiut pas 18 vitesh: Pse nuk e shpallëm pavarësinë me datë 28

February 18, 2026
La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

February 18, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Thumanë-Kashar, përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

February 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Gjyqi ndaj Thaçit është intrigë ndërkombëtare, por ata do dalin të pafajshëm

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In