• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kavajën do ta rikthejmë në familjen socialiste”, Veliaj: Ata që digjnin dikur vendin, sot djegin njëri-tjetrin

by A R
30/06/2024 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj shprehu bindjen se Partia Socialiste do të fitojë bindshëm në Kavajë në zgjedhjet e ardhshme. Gjatë takimit me strukturat e PS, ai tha se opozita është katandisur “kokoshi një thelë”.

“Saliu që bënte zap Shqipërinë dhe dhunonte çdo socialist, sot nuk bën dot zap as dritaren e tij. është katandisur ‘kokoshi një thelë’. Sot, ata që digjnin gjithë Shqipërinë, djegin njëri-tjetrin me goma dhe molotovë. Më shumë digjen vetë, se sa i bëjnë ndonjë dëm Shqipërisë. Por, sfidën tonë më të madhe ne e kemi vitin tjetër, për ta kthyer Kavajën bindshëm në familjen socialiste. Kjo do të vijë vetëm nëse ky grup që nderojmë sot, me grupin që janë në sallë, do arrijnë të bashkëpunojnë si një familje. Ky është momenti për betejë, për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit, për t’u fokusuar te beteja, te fitorja jonë e 2025”, tha ai.

Veliaj komentoi edhe protestat e dhunshme të opozitës me molotovë para Bashkisë së Tiranës, të cilat i krahasoi me shfaqjet që japin talebanët. “Shihini çdo të premte te Bashkia e Tiranës; shihini si djegin gomat dhe ato kukullat prej lecke. Ka vetëm një forcë tjetër në botë që bën të njëjtën politikë: Talebanët në Kabul! Se ata nuk dinë të flasin, nuk dinë të thonë si do bëjmë një kopësht, si do bëjmë një çerdhe, si do e promovojnë turizmin, si do e zgjerojmë aeroportin. Një forcë që nuk di të artikulojë, djeg goma”, tha ai.

Sipas tij, mjafton të shohësh djegien e gomave nga opozita për të kuptuar diferencën me Partinë Socialiste. “Gjatë fushatës xhirojnë gomat, pastaj kur humbasin djegin gomat. Më thoshte dikush në Tiranë: ‘O lali, aman kur do mbarojnë këta se i trembën turistët’. I thashë: Unë lus Zotin që të mos mbarojnë, të jenë çdo javë aty, derisa të vijnë zgjedhjet, që të mos harrojnë njerëzit se kë kemi përballë, që të mos harrojnë njerëzit kush është diferenca mes atyre që punojnë dhe atyre që djegin goma, të mos harrojnë njerëzit as SHIK-un, të mos harrojnë njerëzit as vajzën dhe djalin e Saliut, as Gërdecin dhe 21 Janarin. Unë lus Zotin që ata të vazhdojnë çdo javë, që çdo qytetar i Shqipërisë, sikur të ketë edhe dyshimin më të vogël, mjafton të shohë ata dhe të kuptojë punën tonë. Kjo është diferenca mes nesh dhe atyre, janë dy civilizime të ndryshme, dy botëkuptime të ndryshme”, tha ai.

Veliaj deklaroi se PS-ja ka treguar se di të ndërtojë çerdhe, kopshte dhe shkolla të reja. “Zoti ua shtoftë inatin, ata djegin goma, por ne kemi ndërtuar më shumë shkolla se ç’kanë djegur ata goma. Kemi ndërtuar më shumë ujësjellës, se ç’kanë hedhur ata molotovë. Kemi bërë më shumë kopshte dhe çerdhe, se numri i protestuesve që vijnë aty. Vetëm në Tiranë kemi 101 kopshte dhe çerdhe të reja”, deklaroi Veliaj.

/a.r

Next Post
Hasani nga Vjena: Përdorimi i sistemeve autonom të armëve, vetëm mbi ligjet ndërkombëtare

Hasani “përplaset” me Lajçak: Rri te dialogu, do të jemi të lumtur nëse ke rezultate!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In