Një tjetër operacion anti-drogë është zhvilluar nga policia gjatë natës në Kavajë. Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, policia ka sekuestruar 4 ton kanabis sativa në fshatin Bago të Kavajës.
Dyshimet e para janë që droga ka ardhur nga një rreth tjetër, me qëllim që të shkonte drejt “Plazhit të Gjeneralit” dhe më pas të transportohej me mjete lundruese drejt Italisë. Operacioni është në zhvillim e sipër për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik të drogës. Burime konfidenciale thanë se droga e kapur është peshuar gjatë gjithë natës në Komisariatin e Policisë së Kavajës dhe ka rezultuar 4 ton, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Kavajë.
ma.me











