Tre persona (të afërm) janë vënë në pranga, sepse goditën njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta.
Njoftimi i Policisë: Durrës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 56 vjeç, A. L., 27 vjeç dhe O. Xh., 19 vjeç, të tre banues në Kavajë (të afërm të njëri-tjetrit), pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.