Dy persona kanë tentuar të grabisin një pikë të këmbimit valutor në Kavajë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:55, të ditës së djeshme, ku dy persona ende të pa identifikuar, kanë tentuar të vjedhin me dhunë xhiron ditore të këasj pike të këmbimit valuator. Por policia bën me dije se ata nuk kanë mundur të marrin lekë dhe janë larguar më pas. Policia thotë se grupi hetimor po vazhdon punën me intensitet të lartë për identifikimin edhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.
ma.me