Zv.kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas daljes së rezultatit në bashkinë e Kavajës ku triumfoi kandidati i PD me vetëm 28 vota më shumë se ai i PS. Edhe pse kandidati i LSI nuk doli fitues, për të lajm i mirë është po ashtu humbja e kandidatit të PS.
Ajo shkruan se pavarësisht terrorit e blerjes së votës, triumfoi qytetaria. Por ajo nuk harron togfjalëshin e famshëm tashmë “LSI forcë e parë”.
Reagimi
Përshëndetje qytetarë të Kavajës! Pavarësisht nga blerjet masive të votës në Kavajë, sot qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e terrorit. Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do të ndjekë shembullin e Kavajës. Mirënjohje dhe respekt kandidatit tonë, Maksim Kona. LSI forcë e parë LSI forcë e paparë.