• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kauzat fallse-tragjedi qesharake dhe fati i ‘keq’ e ‘patriotëve’ pse Bregoviç shkon në Korçë

by Kimete Berisha
09/08/2021 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

Ti hyn në këngën time, si në bahçen tënde….

A e keni provuar ndonjëherë të jini të vërtetë 100 për qind?

Kurrë s’besoj se e keni provuar:

të mos përshtateni,

të mos shtireni,

të mos aktroni,

ta thoni atë mendoni,

të rrezikoni që duke e thënë të vërtetën t’i largoni prej vetes të gjithë…

sepse e vërteta besohet se të lë n’vetmi…

Ne nuk guxojmë të jemi të vërtetë qind për qind, sepse pastaj ikin prej nesh.

Të gjithë e kërkojnë të vërtetën, me shpresë se nuk e gjejnë kurrë.

Goja vesh më vesh, vazhdimisht qeshim me zor (me forat e njejta që i kemi dëgjuar disa herë, se na vjen keq  të mos qeshim e t’i themi shokut ‘po, e kam dëgjuar këtë mesele’;

-A më do?

Po more, qysh po pyet (vet me veti, dreqi mos e lashtë pa t’hëngër se m’ke teshë me pyetjen e njejtë).

-A je për drekë?

Jo se jam në dietë (vet me veti, qysh ta ha ushqimin ty, mos ma shkruft Zoti)!

Thua: ‘Më vjen shumë keq’ (vet me vete: po mirë e paske gjetë).

E kam parë një film ku një grup

shokësh vendosën ta kalojnë fundjavën bashkë dhe t’ia thonë njëri-tjetrit veç të vërtetën.

Në fund të filmit, u prishën të gjithë mes vete, se ajo që e ndjejmë, ajo që e mendojnë rrallë herë është e njejtë me atë që e themi, përveç kur dashurojmë-atëherë ndryshe, se dashuria nuk i duron mashtrimet!

Përndryshe, ti shpreh dhimbje për dikë që s’të dhimbset aspak (bile mendon se sherri yt që ta ka pas bë një të ‘keqe’ dikur, para shumë viteve, ia paska kthy Zoti).

A po e sheh?

Rri drejt se Zoti s’harron!

Ti shprëh gëzim kur nuk e ndjen, ‘prodhon’ artificialisht ndjenja që nuk i ndjen,

thua komplimente që nuk i mendon,

vetëm e vetëm

për të qenë pjesë e ‘shoqërisë’, për t’u dukur ‘normal’ , për të qenë i pranuar nga rrethi.

‘Bukur po dukesh’, u thua njerëzve kah të sillesh, pa menduar hiç se po duken bukur, sepse ti e di se ata kanë qejf kur i lavdëron, dhe pastaj bëhen shokë me ty!

Vazhdimisht buzëqesh (pa e ndjerë), veç për t’u dukur njeri i këndshëm e të thonë gjinja ‘ky është i sjellshëm’!

Flet për receta të kuzhinës, për të kaluarën, për thashetheme e intriga që i urren, veç për të qenë pjesë e një ‘grupi’!

Miqësia sot ndërtohet mbi rrena, se e vërteta shkatërron gjithçka!

Kaq shumë aktrojmë, sa nuk e dimë më se cila ndjenjë është e vërtetë.

E vërteta është e frikshme, rrena e zbukuron dhe e zbutë atë!

Unë kam provuar të jem e sinqertë qind për qind.

Para luftës punoja në një redaksi gazete.

Njëri aty që punonte (një personalitet i njohur që nuk dua t’ia përmend emrin), më dukej shumë bajat, me sy s’mund ta shihja.

Më dukej cinik, s’më pëlqente. Ama sillesha normal.

Çdo mëngjes kur shkoja në punë, më përshëndeste me fjalë të mira, e përshëndesja me fjalë të mira…

derisa një ditë vendosa t’i jap fund aktrimit.

Kur hyra në redaksi, personi në fjalë më përshëndeti si zakonisht, me fjalë të mira.

Ende pa u ulur, i thashë me zë të qetë:

A e di çka?!

Kush s’ma ka inati sa ti

Kujt s’ja kam ma inati se ty.

Edhe më urren-edhe të urrej!

Kjo që ia kemi mërzi njëri-tjetrit është normale.

Hajt, ta pranojmë realitetin e t’mos aktrojmë më mirësjellje se jemi lodhë te dytë…

Në zyre ishte i pranishēm një shkrimtar i madh dhe një gazetar tjetër shumë i mirë.

Unë isha shumë e re, fillestare në punë, ama mendjen ‘hu’!

Ata nuk e kishin pritur këtë sinqeritet prej meje, as veten nuk e njihja deri në këtë nivel.

Dhe ky bashkë-urryesi  (intelektual i njohur) qeshi shumë, qeshën dhe ata dy të tjerët aq shumë, sa i lash të shkarraviteshin nga gazi në dysheme!

Prej se ia shpallëm njëri-tjetrin urrejtjen, u bëmë shokë, dhe sot e asaj dite e ruajmë respektin për njëri-tjetrin.

Unë e them mendimin tim, le t’kushton sa të kushton. S’ma ndin kush çka mendon për mua.

Por edhe ua bëj qejfin disave.

Ta zëmë shpesh herë i pyes të tjerët për gjëra që i di, sidomos në raporte personale, në mënyrë që mashkulli të ndjehet më i ditur se unë!

Ose, kur ndodhem para meshkujve që janë më të shkurtër me trup se unë, ashiqare zvogëlohem, që të ndjehemi të barabartë!

A kam nevojë të jem njeri i mirë!

Aspak!

A besoj në humanizëm?

Hiç!

A ndjej nevojë për dikë?

Jo.

Ani pse pra aktroj?

Veç që të dukem ‘normal’.

Të mos dukem ‘e çuditshme’

P.S. Nëse e them të vërtetën, mua më pëlqen teksti i këngës së ‘Bjelo Dugme’- ‘Ako

ima Boga’, sidomos refreni ‘Krejt shokët e mi kaherë i kanë shtëpitë e tyre, veç shtëpia ime ka mbetur pa kulm…

E nëse ka Zot, Ti do të digjesh në Ferr’.

Më pëlqen ky varg: ‘Kam parë ëndërr se si ti hyn në këngën time si në bahqen tënde’!

Kjo këngë serbe më pëlqen më shumë sesa kënga shqipe e kënduar nga Nexhmije Pagarusha me Jordan Nikoliçin ‘Kah pranvera’.

Jordan Nikoliç i ka kënduar Betejës së Kosovës, e ka frymëzuar Serbinë e Madhe, ama këngën ‘Kah pranvera’ e ka kënduar shqip, bashkë me Nexhmije Pagarushën!

Më pëlqen shumë poezia serbe-që shqiptari Bekim Fehmiu e ka lënë amanet: ‘Čovjek peva posle rata’!

‘Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjë-dhe nuk kam më ëndrra!

Dhe, nuk më duket normal që një popull të frikësohet nga këngët e një këngëtari 71 vjeçar.

Nuk të bën patriot urrejtja ndaj armikut, por dashuria ndaj vendit tënd, të cilin e keni shëmtuar.

S’ka asnjë arsye për t’u frikësuar nga muzika!

Asnjë arsye për ta urryer këngën, përderisa teksti i këngës nuk është shkruar kundër teje apo shqiptarëve!

Relaksohu! Je vonuar të jesh patriot!

Ama, s’ka dert!

Kauzat falls janë qesharake! Prandaj, askush s’po qan për fatin tuaj ‘o ku-ku, çka ju ka gjetë, po shkon Brega në Korçë’!

Çfarë ‘tragjedie’ qesharake…

Next Post
FOTOT/ Rama takon medalistet e “arta” të Kosovës: Nder i madh! Uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar nga shkolla e kampionëve

FOTOT/ Rama takon medalistet e “arta” të Kosovës: Nder i madh! Uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar nga shkolla e kampionëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

February 3, 2026
voton-berishaaa-770×420

Nëse zgjedhjet mbahen sot, sondazhi: Berisha fiton… vendin e dytë!

February 3, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

February 3, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

February 3, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

February 3, 2026
Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In