• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kauzat e sforcuara

by Mero Baze
31/10/2018 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Ka dy kauza të sforcuara me të cilat kundërshtarët e qeverisë po harxhojnë energji pa qenë nevoja. E para, ka të bëjë me dekretimin e ministrit të Brendshëm Aleksandër Lleshi, dhe e dyta, me keqinterpretimin ndoshta dhe nga padija, të një rregulloreje mbi kuptimin thelbësor të asaj që quhet imunitet parlamentar.

Kauza e parë e sforcuar, ajo ndaj ministrit të Brendshëm të emëruar, është një film i përsëritur nga Bujar Nishani me dekretimin e Fatmir Xhafajt, i cili më në fund u detyrua të bëjë një konferencë shtypi urgjente, ku të lajmëronte me hidhërim të thellë që nuk ka të drejtë ta bllokojë dekretimin, se po të kishte, do ta bënte.

Nga këshilltarët privatë të Presidentit përhapen opsione të tjera, deri tek ajo e të qënit e zotit Lleshi, ushtarak me grada, por që në fakt është rasti i njëjtë me ish- ministrin e Brendshëm të Lulzim Bashës një vit më parë, kolonel Demiraj.

Sorrollatja me sa duket, ka të bëjë me nevojën e Presidentit për ndonjë paketë më të gjerë kompromisi me Kryeministrin, por ajo është puna e tyre dhe çështje pazaresh, por jo ndonjë kauzë reale.

Nëse vërtet opozita ka mbetur të shpresojë tek mos dekretimi i ministrave nga Presidenti, tregon se është në një hall më të madh se sa duket.

Debati i dytë është dhe më i parëndësishëm, dhe lidhet me udhëzuesin e interpretimit të Kodit të Sjelljes së deputetit, që praktikisht shpjegon se imuniteti parlamentar nuk është instrument që i siguron mbrojtje deputetit, por instrument që i siguron mbrojtje institucionit.

Ky është dhe koncepti themelor për të cilin është shpikur imuniteti parlamentar. Pra, udhëzuesi nënkupton se për aq kohë sa heqja e imunitetit nuk nënkupton sulm ndaj institucionit të Parlamentit, por lidhet vetëm me deputetin, ai nuk mund të refuzohet.

Kam dëgjuar Petrit Vasilin dhe disa shokë të tij, që me sa duket shkëmbejnë ide me të, se kjo rrezikon diktaturën.

Lulzim Bashën së paku nuk e kam dëgjuar të flasë për këtë.

Në udhëzimin për zbatimin e nenit 19 të Kodit të Sjelljes, kuptohet qartazi e kundërta e kësaj, nga e cila ka frikë Petrit Vasili dhe shokët e tij.

Bëhet fjalë që imuniteti të përdoret si instrument kundër rrëshqitjes në diktaturë dhe jo të mbrohesh me imunitet si dikator.

Turqia abrogoi dispozitat për imunitet parlamentar kur filloi sulmin kundër deputetëve kurdë në Parlament.

Në këtë kuptim, aty imuniteti është përshkruar si instrument mbrojteje, kur synohet të prishet balanca e pushteteve.

Ndaj në këtë rast duhet ndarë mendja, nëse kjo gjë na çon në diktaturë, apo na mbron nga diktatura.

Nëse Petrit Vasili dhe shokët e tij, thonë që Rama po kap drejtësinë dhe po na çon në diktaturë, instrumenti i vetëm për t’u mbrojtur është imuniteti.

Por nëse Petrit Vasili dhe shokët e tij duan t’ia bëjnë “hyzmetin” tamam “diktaturës së Ramës”, le ta abrogojnë fare të drejtën e deputetëve për të pasur imunitet dhe t’ia lënë “kokën në tepsi” atij, që sipas tyre, ka dhe Prokurorinë, dhe gjykatat, dhe Parlamentin.

Edhe në opinionin e “Venecias” në mars 2006, në lidhje me procedurat për kufizimin e imunitetit parlamentar, thuhet se “Objektivi kryesor i dispozitave që garantojnë imunitetin, është mbrojtja e vetë Parlamentit dhe në mënyrë të veçantë e funksionit të duhur të tij. Imuniteti parlamentar nuk është një privilegj personal i secilit prej anëtarëve të Parlamentit” (Opinioni i Komisionit të Vencias CDL-AD, 2006).

Pra, ky udhëzuesi i rëndomtë i leximit të Kodit të Sjelljes, ka parasysh pikërisht përdorimin e imunitetit të deputetit si instrument për të mbrojtur integritetin e institucioneve dhe është e kundërta e asaj që tenton të shpërhapet në formë frike.

Sidoftë ky debat është paksa anësor dhe më shumë propagandistik, por tregon se opozita është në krizë idesh për të gjetur kauza reale dhe sforcohet të gjejë kauza dhe aty ku nuk ka. Biles dhe aty ku është diçka në favor të tyre.

Në qoftë se vërtet besojmë që Petrit Vasili e ka kuptuar!

Next Post
Olsi Rama flet si drejtor: Ja lojtarët që afrojmë

Banderola provokuese, Olsi Rama për mediat greke: Ekstremistët s'kanë vend tek ne!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

March 9, 2026
Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

March 9, 2026
“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

March 9, 2026
Krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore/ Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshjen

Krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore/ Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshjen

March 9, 2026
Vendet e G7 nuk lirojnë rezervat strategjike të naftës, Putin: Jam gati të furnizoj me gaz Evropën

Vendet e G7 nuk lirojnë rezervat strategjike të naftës, Putin: Jam gati të furnizoj me gaz Evropën

March 9, 2026
Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In