• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kauza e BDI të Ali Ahmetit: Dua një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut

by Java News
07/06/2020 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që Marrëveshja paqësore e Ohrit po zbatohet,  pasi gjuha shqipe tani është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Kjo parti thekson se, shqiptarët kanë bërë progres të admirueshëm në integrimin shoqëror duke u punësuar në disa institucione, por sipas saj, këto arritje nuk mjaftojnë.

Megjithatë, sipas BDI-së, për arsye të tendencave përjashtuese dhe refuzimit të barazisë, shqiptarët akoma përballen me vështirësi në vendet e tyre të punës, në jetën e përditshme dhe në ballafaqimin me një drejtësinë selektive.

Partia e drejtuar nga Ali Ahmeti shprehet se tashmë janë pjekur kushtet, që Maqedonia e Veriut të drejtohet nga një kryeministër me kombësi shqiptare.

“Prandaj, kjo na nxiti që të marrim hapin e radhës, për të hequr edhe vështirësitë e fundit të qytetarëve shqiptarë, në mënyrë që të kemi barazi të plotë dhe qasje dhe përgjegjësi të barabartë në pushtet. Kjo është arsyeja se pse ne angazhohemi që të kemi kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, thekson BDI-ja.

Duke besuar fort tek kauza për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, BDI-ja ka ftuar partitë dhe qytetarët që këtë nismë ta bëjnë realitet.

“Arritëm shumë në historinë tonë si shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe gjithmonë kemi luftuar të bashkuar për qëllime të përbashkëta. Si gjatë luftës ashtu edhe gjatë krizës. Tani, është koha për t’u bashkuar rreth qëllimit që është më i rëndësishëm se çdo parti, dhe më i rëndësishëm se çdo person.

Së bashku, me votë të bashkuar të shqiptarëve, të secilit prej nesh, por edhe të të tjerëve, mund ta arrijmë edhe këtë. BDI i fton të gjitha partitë shqiptare etnike dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, që ta mbështesin këtë kauzë kombëtare për Kryetar shqiptar të Qeverisë”, thuhet në qëndrimin e BDI-së.

Më tej, BDI-ja bën të ditur se kjo ëndërr e kahershme e shqiptarëve mund të bëhet realitet, ashtu siç janë arritur edhe çështjet e tjera kombëtare.

“Tani është koha që të gjithë së bashku ta shkruajmë historinë tonë, tani është koha të vazhdojmë drejtë barazisë së plotë. Por, gjithashtu është koha që të gjitha partitë shqiptare të marrin një qëndrim: a janë të gatshëm të rreshtohen në anën e duhur të proceseve për të ecur përpara dhe ta mbështesin iniciativën për Kryeministër shqiptar?.

BDI i fton të gjitha partitë shqiptare që t’i bashkëngjiten kësaj iniciative dhe së bashku të bien dakord për Kryeministrin e ardhshëm shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Me një Kryeministër shqiptar, për herë të parë në histori shqiptarët do të drejtojnë ekzekutivin dhe do ta marrin atë përgjegjësi.

Për herë të parë, kryeministri në mënyrë të barabartë do të jetë i të gjithë qytetarëve. Kryeministër për barazi dhe unitet: për vende pune të barabarta, për paga të barabarta, për të drejta të barabarta dhe për drejtësi joselektive. Për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët në vend.

Një kohë të gjatë kjo ishte vetëm një ëndërr. Ndërsa kësaj radhe, ne këtë mund ta bëjmë realitet. Ashtu si i bëmë realitet edhe ëndrrat tona të mëhershme.

Për një të ardhme të sigurt, më të mirë për të gjithë ne, dhe për barazi të plotë. Tani është koha jonë. Së bashku, mund të shkruajmë histori duke e ndërtuar të ardhmen. Për ne shqiptarët, dhe për gjithë vendin”, thuhet në njoftim.

Next Post
Vlorë/Gjenden 43 kg drogë e fshehur mes shkurreve, policia kërkon poseduesin

Vlorë/Gjenden 43 kg drogë e fshehur mes shkurreve, policia kërkon poseduesin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In