• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kaubojsja” nga Myzeqeja që sfidon burrat

by Java News
04/01/2018 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Sheq të Fierit jeton një grua e cila bën të gjitha punët e rënda të cilat përballohen vetëm nga burrat. Ajo është Liri Ryshka dhe ABC News u takua me të për të parë nga afër njeriun që zona e quan me mirësi “kaubojsja” e Fierit.

Me shtat të vogël dhe pamjen e një gruaje të zakonshme te befason me perditshmërinë e saj. Fermere, drejtuese mjetesh bujqesore dhe mullixheshë
Por pas baltës dhe pluhurit të fermës, Liria ka kohë dhe durim për punë që kërkojnë delikatesë si endja e qilimave. Madje edhe për këto të fundit pajisjen endëse e ka ndërtuar vetë. Burrat i konkuron denjësisht madje i kalon.

Traktorit i shton një mulli duke shkuar sipas porosive në çdo shtëpi për të bluar drithëra. Nuk merr asnjëherë punëtor krahu. Çdo punë dhe rregullim të fermës apo shtëpisë e bën vetë. Shansin për tu arsimuar nuk ia dhanë dot prindërit, por ajo vetë i arsimoi të tre fëmijët e saj. Ata jetojnë jashtë vendit ku Liria dhe bashkëshorti i saj shkojnë herë pas here për vizitë. Punon nga mëngjesi në mbrëmje në fermën e saj ose duke kryer shërbime për tokat e fermerëve të zonës. Pavarësisht të gjithave, mbetet grua, ndaj kur duhet e merr edhe armën me vete.

Në fund të ditës duke endur qilima dëgjon lajmet ndaj di çfarë ti kërkojë shtetit. Ky i fundit duhet thjesht të bëjë detyrën për të gjithë ata fermerë që jetojnë duke punuar tokën. Liri Ryshka nga fshati Sheq Marinëz i Fierit dhe bashkëshorti i saj jetojnë falë të ardhurave nga toka dhe blektoria prej shumë vitesh. Ndryshe nga pjesa më e madhe e fermerëve të zonës ata i kursejnë shpenzimet për punimin apo shërbimet e tjera të tokës dhe fermës blektorale duke bërë gjithçka vetë dhe me mjetet e tyre. Kjo do të thotë më tepër të ardhura për familjen, ndërsa për banorët e zonës një model suksesi dhe kurajoje.

Next Post
Paralajmërojnë Thaçin: Kujdes llogaritë për ushtrinë, gabim

Presidenti Thaçi fali vrasës, revoltohet komuniteti ndërkombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji-Berishës: Partia nuk është pronë publike, nuk më përjashton dot, sallat i kam mbushur më shumë se ti

March 3, 2026
Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

March 3, 2026
Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

March 3, 2026
Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

March 3, 2026
Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

March 3, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

March 3, 2026
“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

March 3, 2026
Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

March 3, 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In