• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

“Katrori i Pushtetit”, ndez një dritë reflektimi mbi të ardhmen që duam të kemi

by A R
03/11/2021 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Katrori i Pushtetit”, komponenti i parë i nismës “Make it Visible”, që synon ndërgjegjsimin e të rinjve mbi rëndësinë e lirisë së medias.

Tiranë, Nëntor 2021 – “Era FILM” në bashkëprodhim me SHUKA Studio Ltd., me financimin e Bashkimit Evropian dhe në partneritet me Rrjetin “Barazi në Vendimmarrje” sjell për publikun shqiptar një produksion audiovizual për herë të parë kushtuar lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes në Shqipëri. “Katrori i Pushtetit”, një film me 8 seri, ndez një dritë reflektimi mbi të ardhmen që duam të kemi, duke bërë bashkë fijet e interesave që mbajnë lidhur Median – Politikën – Biznesin dhe Krimin. Brenda këtij katrori pushtetesh, zhvillohet përballja e madhe, mes ndërgjegjes për përmbushjen e një misioni të vështirë të gazetarit, gjetja e të vërtetës dhe sfidave për mbijetesë që imponon realiteti i përditshëm.

Ky produksion audiovizual është komponenti i parë i nismës “Make it Visibile”, të financuar nga BE, e cila do të fokusohet në edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi rëndësinë e lirisë së medias. Producentja Sabina Kodra dhe drejtorja ekzekutive e Rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”, Edlira Çepani theksuan gjatë konferencës për mediat se vendosja në fokus këtë herë i medias shqiptare, në veçanti i sfidave që përjetojnë çdo ditë, vajzat dhe gratë në fushën e medias, synon të nxis diskutimin për një media të lirë dhe gjithëpërfshirëse. Diskutim, i cili do të jetë burim i rëndësishëm për rekomandime dhe nisma të tjera që mbështesin fuqizimin e mediave të lira, që do të kenë si kanal komunikimi të vazhdueshëm platformën online www.makeitvisible.al

Në projeksionin e 2 episodeve të para të këtij projekti, regjizori i “Katrorit të Pushtetit”, Robert Budina tha se eksperienca e tij profesionale dhe njerëzore, në përballje me mekanizmin e katrorit të pushtetit, ishte burimi prej nga ai mori ngacmimin për të rrëfyer shqetësimin si krijues, mbi mënyrën se si katrori i pushtetit shfaqet në jetën tonë të përditshme. “Përtej realitetit, ky projekt synon të ringjall besimin se media dhe gazetaria mbeten instrumenti i vetëm për të rrëfyer të vërtetën në favor të interesit publik pa kompromis.” – thekson regjizori Robert Budina.

Elva, tek të pesëdhjetat, Gentiana, 35 vjeç dhe Nina 25 vjeç janë tre gazetare të një televizioni informativ, të cilat bëhen bashkë për të hedhur dritë mbi tri ngjarje kriminale që ndodhin në vend, në të njëjtën kohë. Në kërkim të fillit që i bën bashkë interesat e biznesit me ato të politikës dhe botës së krimit, të tre gazetaret do të ekspozohen, secila në formën e vet me pasoja të rrezikshme për shkak të profesionit. Jetët e tyre kalojnë nëpër sfida të forta, jo vetëm në karrierë por edhe në familje.

Next Post
Kërcënohet pranë banesës në Tiranë, efektivi i policisë rrugore

Kërcënohet pranë banesës në Tiranë, efektivi i policisë rrugore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In