• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Katrahura me maturantët dhe fajtorët e vërtetë

by Aalison Pearse Stevens
08/09/2016 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kur duhej të flitej thjesht për rifinitura përgatitjesh, lidhur me vitin e ri shkollor 2016-2017, Shqipëria është përfshirë në një kaos të paparë sa i përket librave të arsimit parauniversitar, e më shumë se kaq sistemit të vlerësimit të maturantëve. Për të kuptuar sesa të vëmendshëm jemi ndaj njërës prej fushave kryesore të zhvillimit të vendit, mund të kuptosh në qëndrimin tonë ndaj arsimit, lëmit ku shoqëritë përcjellin dijet, arritjet më të mëdha dhe vizionet për të ardhmen e vendit.

Në fakt, që para 3 vitesh, e akuzuara e madhe e këtyre ditëve ka qenë njësoj ministria aktuale e Arsimit Lindita Nikolli me reformën në sistemin mësimdhënës. Në fakt, i nisur me të drejtë për shkak të papërgatitjes së një pjese të madhe të mësuesve, ajo i futi në një test të përgjithshëm mësuesit e sistemit para-universitar, ku jo shumë larg pas përfundimit dolën hapur abuzimet me testin dhe fituesit. Relacionet për punësimin e militantëve ishin flagrante.

Por të hidhemi te nxënësit, që në orët e fundit janë në një protestë ndaj masave për vlerësimin e përzgjedhjes së tyre për në Universitet.

Specialisti Fatmir Vejsiu, drejtor i Shkollës Jopublike “Tirana Jonë” në fakt, ka shpjeguar që ditë më parë atë që do të ndodhte. “Deri më 2015 kish kuptim libri i transparencës. Çdo kush mund të llogariste pikët për çdo preferencë, madje t’i krahasonte ato me pikët e të tjerëve. Ky i sivjetmi (për këtë ai ka ilustruar në rrjetet sociale dhe me grafikë dhe statistika) nuk duhej të quhej libër transparence, pasi askush nuk di më shumë se sa këto të dhëna. Ashtu si formularin A2 e quajtën formular i aplikimit edhe këtij libri duhet ti kishin gjetur një emër. Po e argumentoj me një shembull: Në Mjekësi, p.sh., përveç të dhënave…, duhen edhe notat e lëndëve Kimi, Biologji dhe Fizikë. Po ku ta dinë kandidatët për këtë drejtim studimi se çfarë note ka pasur “konkurrenti” i tij që është shpallur fitues?! Ato “i dinë” vetëm ata që “bëjnë llogaritjet” (universitetet)

Si mos të mendosh që është proces jo transparent ky i shpalljes së fituesve në këtë vit?!”.

Në fakt dyshimi i tij dhe të tjerëve u shtua me shtyrjen e shpalljes së listave nga universitetet…

Tekstet

Por, sikur të mos mjaftonte kjo dhe kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor 2016-2017, gati njësoj si çdo vit, nxënësit e sistemit parauniversitar përballen me vështirësi pafund që nga blerja e teksteve. Ankimimi dhe për pasojë bllokimi i një tenderi për pullat fiskale, pasi Ministria u akuzua se ia dha një firme me ofertë më të lartë se të tjerat, përcolli vonesa për botuesit dhe shpërndarjen. Në ditët e fundit jemi dëshmitarë të radhëve të gjata nëpër librari për blerje librash por edhe mungesë tekstesh. Siç ndodh në këto raste botuesit ia hodhën fajin ministrisë, kurse kjo e fundit e paraqiti si problem fare të vogël dhe më shumë si mosfunksionim të botuesve.

Formula e kontestuar

Por, problemi më i madh është formula e propozuar prej Ministres. Ajo bën që studentët e mirë mos të kenë fituar në asnjë degë, edhe pse zotërojnë një mesatare mbi 9. Ku është vallë kleçka e këtij ngatërrimi të MA-së?

Fatmir Vejsiu është përgjigjur për JAVANEWS se : “Kriteret e reja të përcaktuara nga disa universitete, në kohën më të papërshtatshme janë shkaku i krijimit të kësaj situate.

Maturantët e sivjetëm, qysh para tre viteve, kanë llogaritur të përzgjedhin disa lëndë që ndikonin tek preferencat e drejtimeve të studimit. Ata kanë përzgjedhur dhe lëndë të thelluara, me koeficientë që ndikonte pozitivisht në realizimin e objektivave.

Me një të rënë të lapsit u zeruan të gjitha përpjekjet apo sakrificat e maturantëve, llogaritjet e tyre dhe të prindërve duke bërë që përzgjedhjet e bëra të ishin të pavlershme.

Askush nuk kish mundësi të riparonte “gabimin” që kish bërë, pasi përzgjedhjet bëhen në fillim të vitit dhe jo në mes të tij.

Ndryshimet e bëra, së paku, duhet t’u ishin bërë të qarta maturantëve nëpërmjet procesit të këshillimit të maturantëve.

Universitetet treguan se nuk kishin qenë bashkëpunues me MAS dhe aq më pak me grupet e interesit (maturantët, shkollat,..). Jo pak maturantë pa shumë pretendime janë shpallur fitues, madje në top listë, pasi në pamundësi për të përzgjedhur lëndë të thelluara, kanë zgjedhur lëndë si sociologjia apo psikologjia, apo …”.

Po a mund të konsiderohet si një favorizim i Arsimit Privat dhe sidomos i akuzave të shumë maturantëve që e gjitha është bërë që të bëhen me shkollë militantët e rinj të dy partive. Kjo anashkalohet nga specialisti, që preferon të japë një përgjigje të kujdesshme:

“Nuk mund të them se në këtë rast është favorizuar Arsimi i Lartë Privat. Kuotat në arsimin publik do të realizohen. Pjesa tjetër, pra rreth 15.000 maturantë ose do shkojnë në shkollat private ose do t’i drejtohen tregut të punës ose do t’i drejtohen rrugës si të papunë.

Nuk mendoj se gabimet e bëra ndikojnë edhe në atë që thuhet se ka favorizim të militantëve partiakë. Është e pamundur të bëhen llogari të tilla. Ndër maturantët që janë cënuar nga kjo reformë ka militante të të dy krahëve, ashtu siç kanë përfituar përfaqësues të të dy krahëve politike!”

Në një farë mënyre kjo ka treguar se Reforma Arsimore e ndërmarrë deri më tani duket krejtësisht e dështuar. Dhe, zërat për të, janë tash gjithnjë e më të shumë. “E dështuar është orvajtja për implementimin në një kohë të gabuar të Ligjit për Arsimin e Lartë.

Do quhet e dështuar apo jo Reforma në Arsim, këtë do ta tregojë koha”, përgjigjet me takt specialisti./javanews

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 9 Shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

Berishët nën hetim, shtohen marrëzitë me ‘komando’ e qeveri teknike

January 8, 2026
VIDEO- Zjarri në tregun e rrobave të përdorura te “5 Maji”, digjen disa magazina.. Disa biznese përreth, në rrezik (Detajet)

VIDEO- Zjarri në tregun e rrobave të përdorura te “5 Maji”, digjen disa magazina.. Disa biznese përreth, në rrezik (Detajet)

January 8, 2026
Kultura jashtë vëmendjes, Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Evropë

Feja dhe Kombi në dritën e mendimit të rilindasve shqiptarë

January 8, 2026
Minxhozi: Opozita në Kosovë është e goditur rëndë në një pjesë të saj. Liderët e mëdhenj janë në gjyqe

Teksa lexon Pjerin Ndreun

January 8, 2026
Zjarr në tregun e rrobave të përdorura te “5 Maji” në Tiranë/ Ja pamjet

Zjarr në tregun e rrobave të përdorura te “5 Maji” në Tiranë/ Ja pamjet

January 8, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përmbytjet si fatkeqësi natyrore dhe fatkeqësi shtetërore

January 8, 2026
Gramsh, gjenden tre personat e bllokuar në borë, në operacionin e kërkimit u përfshinë…

Gramsh, gjenden tre personat e bllokuar në borë, në operacionin e kërkimit u përfshinë…

January 8, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

January 8, 2026
U kap nga SHBA në Atlantikun e Veriut, cisterna ruse me naftë e lidhur me oligarkun moldav

U kap nga SHBA në Atlantikun e Veriut, cisterna ruse me naftë e lidhur me oligarkun moldav

January 8, 2026
Tregon vështirësitë në jetën e saj personale, mbesa e Trump: Kam gjithmonë pas vetes një agjent sekret. Nuk jetoj dot si të tjerët

Tregon vështirësitë në jetën e saj personale, mbesa e Trump: Kam gjithmonë pas vetes një agjent sekret. Nuk jetoj dot si të tjerët

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In