• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Katolikët konservatorë kundër bekimit për të gjithë: Të tërhiqet dokumenti!

by A R
28/04/2025 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup katolikësh konservatorë kritikojnë rregullat e reja kishtare në Gjermani, sipas së cilave homoseksualët mund të bekohen në kishë dhe po ashtu edhe të rimartuarit pas divorcit. Përmes një deklarate të publikuar në Neuss (24.04.) nisma “Fillimi i ri” tha: “Po paraqesim kundërshtimin tonë rreth Konferencës së Peshkopëve Gjermanë dhe autoriteteve përkatëse në Romë dhe kërkojmë tërheqjen e menjëhershme të këtij dokumenti”.

Një ditë më parë (23.04.) Konferenca e Peshkopëve Gjermanë dhe Komiteti Qendror i Katolikëve Gjermanë (ZdK) publikuan një rregullore të re për këshilltarët shpirtërorë të besimtarëve. Sipas këtij dokumenti “dera është e hapur” edhe për “çiftet e rimartuara pas divorcit, çiftet e të gjitha identiteteve gjinore dhe orientimeve seksuale si dhe ato që nuk duan ose nuk munden të marrin bekimin për martesë për arsye të tjera”.

Tejkalim kufiri?

Sipas kritikëve dokumenti e tejkalon vijën e kuqe të Ligjit Kanonik. Edhe pse dokumenti konsiderohet “jo i detyrueshëm”, ka si qëllim legjitimimin e një praktike kontroverse përmes miratimit episkopal.

Vatikani parashikon një dallim të qartë mes një bekimi spontan përditshmërie dhe një akti liturgjik bekimi. Ky i fundit lidhet ende me disa kushte të posaçme. Rimartesa dhe çiftet homoseksuale janë të përjashtuara. Rregullorja është e qartë dhe nuk parashikon sqarime të tjera në lidhje me procesimin e bekimeve.

Rezultat i rrugëtimit reformues gjerman

Konferenca e Peshkopëve dhe ZdK e konsiderojnë rregulloren e re, rezultat të dialogut reformues brenda Kishës Katolike në Gjermani. Sipas përfaqësuesve të këtyre strukturave, hapja e kohëve të fundit e Vatikanit ndaj bekimit të lidhjeve homoseksuale u mor gjithashtu në konsideratë. Kjo rregullore ndjek qasjen e Papa Françeskut, qasje e cila është e orientuar drejt kujdesit baritor.

Nisma “Out in church” e kritikoi gjithashtu rregulloren, megjithatë në një mënyrë më të ndrojtur dhe të butë. Sipas këndvështrimit të tyre, një manual i detyrueshëm për organizimin liturgjik të bekimeve, mungon. Gjithsesi, kjo është kërkuar shprehimisht në „Shtegun Sinodal”. E megjithatë çiftet homoseksuale vijojnë të jenë të diskriminuar.

Pjesë e nismës “Out in church” janë rreth 123 punonjës dhe anëtarë të Kishës Katolike të cilët dolën hapur si queer, homoseksualë dhe transgjinorë në janarin e vitit 2022./ DW

Next Post
Ky është detaji që ju ka shpëtuar nga takimi. Kush duhet të ishte ulur pranë Trump dhe Zelensky dhe misteri i karriges së tretë?

Ky është detaji që ju ka shpëtuar nga takimi. Kush duhet të ishte ulur pranë Trump dhe Zelensky dhe misteri i karriges së tretë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In