• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kathleen Imholz: Vettingu do të zhbllokohet, por duhet të përgatiten zbatuesit

by A R
20/12/2016 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistoi Ben Andoni

Ekspertja e njohur amerikane ka vite që merret me Drejtësinë shqiptare. Për hir të së vërtetës, duhet të jetë ndoshta juristja e huaj eksperte, që njeh më mirë se cilido nga kolegët e saj mish-mashin shqiptar të Drejtësisë. Ajo ka denoncuar shpesh korrupsionin, pak profesionalizmin dhe nepotizmin në këtë strukturë, por nga ana tjetër, këmbëngulja e saj është se Drejtësinë në Shqipëri duhet ta bëjnë shqiptarët. Paçka faktit se gjyqtarët shqiptarë kanë mangësi dhe janë larg standardeve dhe nivelit profesional që duhet të karakterizojë si duhet një gjyqtar të vendeve të BE-së, e më tej akoma, ajo është e bindur se procesi duhet të shkoj përpara. Çfarë është më e rëndësishme për znj. Imholz lidhet me zbatuesit e saj: ata që do të realizojnë procesin e Vetting-ut ose rivlerësimit (duke përfshirë aktorët e huaj) është që duhet të jenë të gatshëm për të filluar procesin menjëherë pas vendimit. Në një nga pyetjet që i është bërë për Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit të Pasurive ajo e justifikon apatinë e këtij institucioni me faktin se deri më tani, atij i ka munguar autoriteti dhe atributet, ndërsa edhe vetë të huajt, që asistojnë duhet të mendojnë që ky Institucion të jetë më aktiv.

Sa për kohën e tranzitit deri në rishikimin e Vetting, ajo mendon se: do të shpresoja se kjo periudhë para se Gjykata Kushtetuese të nxjerrë vendimin e saj përfundimtar është duke u përdorur nga ata që do të jenë të përfshirë në zbatimin e procesit të “Vetting-ut” ose rivlerësimit, që të planifikojnë sesi Inspektorati i Lartë do të përdorë të drejtat dhe kompetencat e tij të zgjeruara në mënyrë që të gjejë prova të sakta dhe të besueshme në lidhje me pasuritë e atyre që janë për t’u “rivlerësuar”.

HPIM0734.JPG
HPIM0734.JPG

A mendoni se shtyrja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Verifikimin (Vetting-un) është rezistenca e fundit e sistemit të drejtësisë shqiptare ndaj Reformës?

“Kjo pyetje ngjan pak si të thuash “A keni ndalur së rrahuri gruan?”; në qoftë se pohoni, atëherë keni thënë se e keni rrahur gruan (lexo: Sistemi i Drejtësisë i ka rezistuar reformës); nëse thoni jo, atëherë kjo do të thotë se vazhdoni ta rrihni (lexo: Sistemi i Drejtësisë do të vazhdojë të rezistojë)

Le t’i shmangemi këtij formulimi dhe të themi thjesht se: Gjykata Kushtetuese tashmë e ka mendimin e Komisionit të Venecias dhe se ata do të fillojnë diskutimet të enjten, më 22 dhjetor dhe votimi i tyre do të bëhet mjaft shpejt, edhe pse vendimi i zbardhur nuk mund të pritet, më së pakti, para janarit. Çfarë është e rëndësishme për ata që do të realizojnë procesin e Vetting-ut ose rivlerësimit (duke përfshirë aktorët e huaj) është që ata të jenë të gatshëm për të filluar procesin menjëherë pas vendimit.

Çfarë me të vërtetë më merakos dhe e cila mund të vonojë procesin shumë më tepër sesa Gjykata Kushtetuese, është kompleksiteti i mekanizmave për zgjedhjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve dhe struktura për ankimimin (Kolegji i Apelimit), siç parashihet në ligjin e rivlerësimit. Kjo do të zhvillohet në Kuvend – i cili së shpejti do të fokusohet në zgjedhjet e radhës parlamentare dhe që do të përfundojë sesionin në maj për periudhën zgjedhore, pasi data e zgjedhjeve është vendosur tani për 18 qershor.

A do të jetë e mundur për institucionet e reja të rivlerësimit (siç ato po quhen në Ligjin e Vetting-ut) të jenë të zgjedhura deri më atëherë? Nëse jo, apo dhe nëse qeveria e re e sapo dalë nga zgjedhjet parlamentare nuk do ketë një shumicë prej 3/5, si ajo e tanishme, do të bëhet edhe më e vështirë pastaj për t’i zgjedhur ato institucione. Sërish, unë këshilloj ri-leximin e ligjit të Vetting-ut (ose rivlerësimit),  duke bërë plane të qarta dhe efikase, më shumë sesa vërsuljes së Gjykatës Kushtetuese”.

A mundej, sipas JUSH, që Inspektoriati i Lartë i Kontrollit të Pasurive ta thjeshtonte ngërçin e Drejtësisë duke filluar të merrej me pasuritë e gjykatësve?

“E kam ndjekur ligjin për Inspektoratin e Lartë që nga koha kur është miratuar në vitin 2003, ashtu si dhe zbatimin e tij dhe ndryshimet që janë bërë gjatë viteve, të cilat deri më tani kanë qenë tepër të vogla (të dyja – si zbatimin, ashtu dhe ndryshimet). Vërej se janë planifikuar ndryshime të tjera në lidhje me paketën legjislative të Reformës në Drejtës dhe unë supozoj, edhe pse nuk i kam parë ndryshimet, se ato do t’i forcojnë kompetencat e Inspektoratit të Lartë për të kryer hetime, kompetenca të cilat deri më tani kanë qenë jo të forta. Për shembull, punonjësit e Inspektoratit as nuk kanë atributet e policisë gjyqësore.

Vërtetë atyre së shpejti mund t’u jepen këto atribute dhe kompetenca të tjera hetimore, por kjo nuk do të thotë se ata do të kenë menjëherë aftësinë për t’i përdorur ato në mënyrë efektive. Unë gjithashtu shpresoj se aktorët ndërkombëtarë që duan që procesi i Vetting-ut të ketë sukses kanë plane për ta ndihmuar Inspektoriatin në këtë drejtim – madje edhe nëse nuk i kanë plane të tilla, duhet të merren urgjentisht me zhvillimin e tyre.

Ju ndoshta jeni në dijeni se një nga ankesat kryesore në kërkesën e PD-së kundër Ligjit të Vetting-ut në Gjykatën Kushtetuese, ishte fuqia e dhënë institucioneve nën ekzekutivin, si Inspektorati i Lartë, për të mbledhur informacion në lidhje me gjyqtarët dhe prokurorët për institucionet e rivlerësimit. Përgjigja e Komisionit të Venecias ishte se: është normale në procedurat gjyqësore për gjykatat që të marrin informacion nga organet ekzekutive dhe nga prokurorë.

Kështu, ajo pjesë e debatit do të duhet që të jetë e zgjidhur; por cila do të jetë cilësia e informacionit të dhënë nga ana e tyre? Në procedurat gjyqësore, të pandehurit (në këtë rast, gjyqtarët dhe prokurorët të cilët i nënshtrohet rivlerësimit) kanë të drejtë për të hedhur poshtë dëshmitë e akuzës, dhe nëse provat e paraqitura janë të dobëta, ajo është padyshim më e lehtë për t’u hedhur poshtë.

Për t’iu përgjigjur përfundimisht pyetjes së ngritur më lart, në këtë fazë unë nuk shoh ndonjë rol – përveç planifikimit – që mund të bëjë Inspektorati i Lartë. Gjithashtu, dua të theksoj faktin, se nuk është aq e lehtë, siç më duket se mendojnë njerëzit, për të “provuar” se një gjyqtar apo prokuror është pronar i pasurive të ndryshme, sidomos kur ato nuk janë të vendosura në emër të tij apo saj, ose gjenden jashtë vendit; ashtu si nuk është e lehtë për të provuar vlerën e saktë të tyre. Mund të kuptoni shumë kollaj këtë problem, n.q.s. do të shikoni disa nga rastet gjyqësore që janë ngritur në bazë të ligjit të deklarimit të pasurisë deri më tani.

Kështuqë, edhe një herë akoma, do të shpresoja se kjo periudhë para se Gjykata Kushtetuese të nxjerrë vendimin e saj përfundimtar është duke u përdorur nga ata që do të jenë të përfshirë në zbatimin e procesit të “Vetting-ut” ose rivlerësimit, që të planifikojnë sesi Inspektorati i Lartë do të përdorë të drejtat dhe kompetencat e tij të zgjeruara në mënyrë që të gjejë prova të sakta dhe të besueshme në lidhje me pasuritë e atyre që janë për t’u “rivlerësuar”.

A ka ndonjë mekanizëm tjetër që mund ta shbëjë këtë ngërç të Drejtësisë?

“Bllokimi ose ngërçi i tanishëm, siç e thashë më lart, do të tejkalohet në fund të fundit dhe sipas mendimit tim, është e rëndësishme që zbatuesit të jenë gati kur të bëhet kjo, shumë më tepër e rëndësishme, sesa që të harxhohet kohë në kërkim të mënyrave të tjera për të anashkaluar gjendjen ekzistuese”. (Javanews)

 

Next Post
Në Australi llogaritet që 44 për qind e banorëve janë të ardhur

Në Australi llogaritet që 44 për qind e banorëve janë të ardhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In