• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kathimerini sulmon Ramën: Mendon se bota rrotullohet rreth tij e në Bruksel i kanë shtruar tapetin e kuq

by A R
05/11/2016 14:27
Gespräch zwischen Bundeskanzlerin Angela Merkel und dem albanischen Ministerpräsidenten Edi Rama in dessen Amtssitz in Tirana.

Gespräch zwischen Bundeskanzlerin Angela Merkel und dem albanischen Ministerpräsidenten Edi Rama in dessen Amtssitz in Tirana.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta e madhe greke, Kathimerini, i kushton një editorial zhvillimeve të fundit në marrëshëniet e Greqisë me Shqipërinë.

Në shkrimin e titulluar “Sindroma shqiptare”, gazetari Stavros Tzimas, evokon sundimin gjysmëshekullor komunist, kur diktatori Enver Hoxha kultivoi psikologjinë e të jetuarit në rrethim, për të mbajtur të izoluar popullin e vet. “Këtë sindromë, në një version post-modern e servir tani zoti Rama”, vëren autori.

“Është tragjike, mirëpo përmes arrogancës së vet kryeministri shqiptar nuk ngurron të provokojë, duke besuar se e gjithë bota rrotullohet rreth tij dhe se europianët e presin me krahët hapur dhe me një tapet të kuq në Bruksel”, nënvizon Tzimas.

Analisti Stavros Tzimas, një njohës i mirë i çështjeve të rajonit, thekson qysh në krye të shkrimit se, “sa herë që u tentua një hap për t’u shkrirë akujt në marrëdhëniet greko-shqiptare, ka ardhur një “silurë” që i ka hedhur në erë këto përpjekje”.

“Ekziston një substrat i fuqishëm, që grumbullon vazhdimisht re në qiell: Greqia dhe Shqipëria mbeten pengje të historisë”, vazhdon Tzimas, duke shtuar se “Shqiptarët jetojnë me dyshimin se grekët po punojnë që t’ua copëtojnë vendin e tyre me pretekst çështjen e Voriepirit”.

“Nuk di vende të tjera në rajon, të cilat t’i lidhin kaq shumë gjëra dhe marrëdhëniet e tyre të jenë kaq të këqija…

Çfarë e ka fajin?”, pyet autori, raporton Respublica.

Dhe e jep përgjigjen, duke i evidentuar përgjegjësit tek të dy palët.

Sipas tij:

“Elita politike në Shqipëri i ka përzier marrëdhëniet greko-shqiptare në polemikat partiake dhe zgjedhore, duke synuar që përmes retorikës antigreke të ketë përfitime në kutinë e votimit.

Nga ana tjetër, disa minoritarë grekë në Shqipëri, ashtu si dhe disa qarqe këtu në Athinë, refuzojnë të pajtohen me idenë se minoriteti jeton në Shqipëri dhe ka obligimin t’u bindet ligjeve dhe rregullave të një shoqërie të koordinuar”, vëren analisti grek./a.m.

Next Post
Babai monstër përdhunon vajzën, 20-vjeçarja: Nuk respektoja rregullat fetare

VIDEO/ Dëshmia prekëse e nënës së 17-vjeçares përdhunuar nga i ati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In