• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kathimerini: Greqia kundër Italisë për caktimin e një date për çeljen e negociatave për Shqipërinë

by A R
14/12/2016 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiti i ministrave të Jashtëm të BE-së diskutoi dje mbi politikat e zgjerimit të Bashkimit Europian duke marrë në analizë progresin e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Turqisë.

Për asnjë nga vendet nuk u mor asnjë vendim, por ajo që ra në sy ishin qëndrimet e ndryshime lidhur me Shqipërinë dhe rekomandimin e Parlamentit Europian për hapjen e negociatave.

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias i pyetur nga gazetarët pas punimeve të samitit tha se vendi i tij e do Shqipërinë si anëtare të BE-së, por më parë duhet të përmbushë standardet.

“Besojmë se kjo do të ketë dobi të madhe për arsye gjeografike dhe ekonomike, por edhe për arsye të fqinjësisë së mirë. Mirëpo anëtarësimi duhet të bëhet me mënyrë europiane, me vlerësim europian, në bazën e vlerave dhe parimeve europiane dhe jo mbi bazën e qëllimeve të tjera”, theksoi shefi i diplomacisë greke.

Kotzias foli edhe për divergjenca mes vendeve anëtarë të bllokut dhe predispozitën e disa vendeve për të toleruar Shqipërinë për çështje si krimi i organizuar dhe korrupsioni, raporton Respublica duke cituar Kathimerinin.

Sipas tij, Italia u përpoq të caktojë një datë të caktuar për fillimin negociatave për anëtarësim, por kjo nuk ishte e mundur.

“Disa u përpoqën fillimisht të nënvlerësojnë këtë pikë, por nëse dikush është gati të bashkohet me BE-në kjo është e lidhur edhe me mënyrën se si ky vend lufton krimin e organizuar, që siç e kam thënë publikisht derivon para në shumë drejtime”.

Sa i takon  qëndrimit të palës greke Kotzias tha se u pranuan të gjitha propozimet, mes të cilave detyrimin që ka Shqipëria për njohjen e të drejtave të pakicave në të gjithë territorin dhe pronësisë së tyre si dhe ruajtjen e fqinjësisë së mirë.

“Ne vlerësojmë se janë bërë hapa të rindërtimit të Shqipërisë. Por ne nuk pranojmë dy gjëra: Së pari, të krijohen marrëdhënie klientelizmi nga shtete të treta europiane me vendet kandidate duke vlerësuar këto vende në bazë të marrëdhënieve dhe interesave të klienteliste. Së dyti, të bëhet një proces à la carte, pra, në vend të vlerësohen të gjitha parimet e aplikuara deri më tani për anëtarësim në BE, papritmas të zbatohen ndryshe për një vend ose një tjetër”.

http://www.kathimerini.gr/887739/article/epikairothta/politikh/kotzias-dektes-oi-ellhnikes-protaseis-se-sxesh-me-thn-alvania-sto-symvoylio-genikwn-ypo8esewn-ths-ee

Next Post
Chapecoense i jepet titulli i Copa Sudamericana?!

Zyrtare/ Ja dita kur Chapecoense luan ndeshjen e parë pas tragjedisë, ekipi vijon riorganizimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In