Nga Stavros Tzimas – «Kathimerini”
Ishte shtator i vitit 2005 dhe kishin kaluar 13 vjet që ndodhej në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, kryepeshkopi Anastasios, kur e takova në Korçë dhe pati mirësinë për të më dhënë intervistë për gazetën “Kathimerini” mbi bilancin e veprës së tij.
Sapo kishte mbaruar liturgjinë të inagurimit të kishës së Ringjalljes së Zotit në qëndrën e qytetit të Korçës dhe ndjente krenari të madhe për këtë arritje. Pothuajse tre orë zgjati biseda jonë dhe kryepeshkopi foli për të gjitha dhe për të gjithë.
“Nuk shoh të jetoj akoma shumë, m’u sos kandili…”, më tha pasi më përqafoi më parë, duke nënkuptuar moshën e tij të madhe , në koordinim me problemet e shëndetit që e mundonin. “Kandili” i tij u mbajt i ndezur edhe për 20 vjet të tjera me vepër admiruese.
Duke folur me nocione laike, kryepeshkopi Anastasios u mund të shtunën në të gdhirë në spitalin “Evangelismos”, ku kurohej, duke arritur në moshën 95 vjeç të një jete të urtë shpirtërore dhe të një ofrimi të paçmuar në besimtarët e tij, madje, edhe më gjërë.
Në Tiranë.
Në kulmin e një zie unikale të Kristianizmit Ortodoks për humbjen e këtij personaliteti të ndritur, me rrezatim ndërkombëtar, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë po hyn në një epokë që karakterizohet si “periudha pas kryepeshkopit Anastasios”.
Nuk parashikohet të jetë periudhë e lehtë, megjithse vetë kryepeshkopi thuhet se kishte parashikuar, ashtu siç bënte gjithmonë për të gjitha, me qëllim që të mos ekzistojnë tronditje serioze. Ishte kujdesur edhe për varrimin e tij në oborrin e kishës katredale të Tiranës. Qysh tani është përgatitur ambienti i varrimit, si dhe për homazhin.Zëvendësi i tij do të dalë nga Këshilli i Shenjtë i Kishës Autoqefale të Shqipërisë dhe duhet të konsiderohet pothuajse e sigurtë se do të jetë ierark shqiptar, me emrin e peshkopit të Korçës të jetë më i mundshëm. Megjithëse bëhet fjalë për një çështje tërësisht fetare, pushteti laik shqiptar (qeveria, presidenca etj) me vështirësi të madhe do të durojë mëkatin e mosndërhyrjes në zgjedhjen e zëvendësuesit të kryepeshkopit.
Ndoshta nuk ndërhyri, të paktën në mënyrë të hapur, në zgjedhjen e muftisë, por në rastin e Kishës Ortodokse gjërat janë ndryshe. Ekziston traditë, madje negative. Pala shqiptare, në mënyrë ndërkohore, sheh rolin e Kishës Ortodokse si “levë” të planeve greke.
Sigurisht, interes do të ketë dhe nga komuniteti ndërkombëtar, pasi konsideron Kishën Ortodokse, e cila përfshin në radhët e saj mbi 25% të besimtarëve (s.s. të Shqipërisë në total), si një aks stabiliteti për Shqipërinë
Në betejën e tij titane për “ringjalljen” e Kishës Ortodokse në Shqipëri, Anastasios kishte për të përballuar moshën e tij të përparuar, si dhe shëndetin e tij të luhatshëm, të cilin e kishte renditur në plan të dytë, megjithëse përballonte probleme serioze.
Nga niveli zero.
Kryepeshkopi Anastasios kishte konceptin e problemeve në Shqipëri, pasi kishte ardhur nga xhunglat e Afrikës, nga vepra e tij apostolike në zonat më të vështira dhe më të thepisura të kontinentit.
“Rruga që nisëm është e gjatë dhe e vështirë. Diktatoria e Enver Hoxhës nuk la asgjë në këmbë. Duhet të nisim nga fillimi. Dyshimi i sistemit është pengesë e madhe në përpjekjen tonë.Na kundërshtojnë në mënyrë të ashpër islamikët, por dhe disa qarqe të Vatikanit. Do të luftojmë dhe me ndihmën e Zotit do t’ia dalim mbanë”, më tha në vitin 1992, në një dhonë gjysëm të shkatërruar, që ndriçohej nga një qiri dhe ngrohej nga një mangall.
Anastasios Janoulatos mbërriti në Tiranë në qershor të vitit 1991, si titullar i Patriarkanës së Stambollit, i ardhur nga Afrika, duke lënë një vepër titane apostolike dhe u dashurua nga njerëz të panumurt, të krishterë dhe jo të krishterë.
Atje, në Najrob, në shtator të vitit 1990, i telefonoi Patriarku Ekumen Dimitrios, ku i kërkoi që të marrë përsipër ringjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën sistemi i Hoxhës e kishte ndaluar me ligj, ashtu si dhe dogmat e tjera fetare (Katolikët, Myslimanët etj), në vitin 1967, duke rrëzuar kisha dhe manastire dhe duke “rruar” priftërinjtë.
“U mendova mjaft pasi nuk njihja shumë gjëra për gjendjen në Shqipëri dhe nuk dija se çfarë do të përballoja, nëse do të pranoja kërë mision. Por thashë me vete “le të realizohet dëshira e Zotit”. Dhe kështu, dhashë pëlqimin te Patriarku”, më kishte thënë.
Mbërritja.
Sapo shkeli këmbën në aeroportin e Rinasit të Tiranës, u ndodh në një vend, që e qeverisnin komunistët për gati gjysëm shekulli, i cili ishte në rrënim, ndërsa kalimi në demokraci nuk ishte aspak i sigurt. E pritën nja tridhjetë kristianë ortodoksë të guximshëm dhe të gjithë bashkë u drejtuan për në qëndrën e Tiranës, në rrënojat e tempullit të Evangelismos, të vilin Enver Hoxha e kishte shndërruar në palestër. Aty realizoi shërbesën
e parë fetare pas vitit 1967 dhe u vendos pranë një rrenoje të tempullit , të cilën e emërtoi ndërtesë të peshkëpisë dhe nisi veprën e tij apostolike.
Mbërritja e tij në Tiranë nuk i pëlqeu aspak sistemit të Ramiz Alisë, trashëgimtarit të Enver Hoxhës, por edhe nacionalizmit të thellë shqiptar, që sapo kishte nisur të fuqizohej, pasi po liberalizoheshin dogmat komuniste. Prezenca në krye të piramidës së Kishës Ortodokse Autoqefale (që ndodhej në konstruktim), të një prifti me shtetësi greke pështjelloi ndjenjat tradicioanle antigreke, që mbozotëronin në një pjesë të popullsisë, të cilat i ushqente në mënyrë të organizuar sistemi komunist, duke predikuar në shoqeri teorinë e “rrethimit armiqësor”, në të cilën Greqia mbante bajrakun, si armiku shekullor dinak nga Jugu, që kërcënën sovranitetin territorial të Shqipërisë.
Vështirësitë nisën qysh në momentet e para për kryepeshkopin. Në fillim nuk i jepnin vizë, gjë që do të thotë se nëse ikte nga Shqipëria ekzistonte rreziku që të mos i lejohej hyrja. Kryeministri Berisha që sapo kishte marrë pushtetin, refuzonte ta takonte dhe mesazhet që arrinin në Patriarkanën e Stambollit tregonin se udhëheqja shqiptare nuk do të pranonte prezencën e titullarit të ndritur kishtar.
Pas shumë presioneve të qendrave greke, europiane dhe amerikane, në qershor të vitit 1992 u zgjodh kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe mbarë Shqipërisë, duke nisur “periudhën e artë” për popullsinë ortodokse shqiptare. Midis lëvizjeve të tij të para ishte strukturimi i një “mini këshilli të shenjtë të kryepeshkopisë”, i përbërë prej tre peshkopësh me origjinë (detyrimisht) nga Greqia dhe vështirësitë nisën në të gjitha nivelet.
Rikthimi i pasurisë kishtare, që ishte sekuestruar nga sistemi komunist, ristrukturimi i kishave dhe manastireve të shkatërruara, ringjallja e të rejave, shpërndarja e ndihmës humane te të varfërit e shumtë të vendit, organizimi i shtrukturave për trajtimin (ushqimor) të të vobektëve dhe, veçanërisht, dhënia e shpresës te njerëzit e thjeshtë në qytetet dhe fshatrat e vendit ishin ndër veprat e para.
Jo pak herë qarkullonte hypur mbi gomar, ngjitej në fshatra malore të largëta të Shqipërisë Veriore për të përcjellur mesazhe dashurie te njerëzit, pavarësisht nga besimi fetar. Refuzonte ofertat për shenzimet e udhëtimeve të tij dhe as xhipa modernë nga kristianë të pasur. Pasi përmes veprës së tij kishtare dhe humane midis kristianëve dhe myslimanëve shqiptarë popullariteti i tij po rritej, dyshimi në qarqet nacinaliste dhe islamike, ashtu dhe katolike, intensifikohej dhe orvatjet për ta idendifikuar me “dredhitë” greke të influencës, fuqizohej vazhdimisht. Me çdo rast shpreheshin kundër tij sulme prej MKM-ve, si p.sh. “koloneli i zi”, “Kali i Drunjtë Grek” etj.
Në njollosjen e figurës së tij kontribuan edhe qarqe nga Greqia, pjesë e të cilave synonte shfrytëzimin e prestigjit të tij, në çështje që kanë lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe me problemet e minoritetit grek me qeveritë e Tiranës. Kishte raste që presionet ndaj Anastasios për “t’u pozicionuar hapur pro Greqisë” në tensione të tilla, e sillnin në pozitë tepër të vështirë. “Po mirë, atje në Greqi nuk e konceptojnë se unë jam lideri i të gjithë ortodoksëve të Shqipërisë dhe vetëm i grekëve?”, përsëriste shpesh.
Ky ishte shkaku që deri më 2018 nuk i jepej shtetësia shqiptare. Madje, në nëntor të vitit 1994, qeveria e Sali Berishës u orvat që të votojë reformë kushtetuese, me një dispozitë të cilën e shoqeroi me referendum, ku propozonte që liderët e dogmave fetare do të duhej të kishin shtetësi shqiptare. Ndërkaq, u shkaktua stuhi reagimesh, jo vetëm nga qarqet kristiane, dhe votuesit e referendumit votuan kundër dispozitës në fjalë.
Rastësisht, referendumi u organizua pak muaj pas gjyqit të zhurmshëm të pesë eksponentëve të organizatës minoritare “Omonoia” (gusht-shtator 1994), me akuza të rënda për diversion dhe pikërisht në atë periudhë, disa nga Athina,me mendjelehtësi e ftonin që të kritikojë hapur qeverinë shqiptare etj.
Anastasios Janoullatos, sipas pohimit të përgjithshëm, ka qënë një personalitet i ndritshëm, jo vetëm i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por dhe i Shqipërisë si njësi shtetërore, duke u treguar si një nga ambasadorët e saj më të mirë në shkallë ndërkombëtare.
Biografia.
Anastasios Janoullatos lindi në Pire, më 1929, punoi si profesor i dogmave fetare në Universitetin e Athinës dhe më pas bëri studime pasuniversitare në universitete të Gjermanisë.
U bë arqimandrit më 1964, duke nisur veprën e tij në Afrikë, kryesisht në Uganda, Kenia dhe Tanzani. Meqënëse ishte poliglot (fliste anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanisht, shqip, italisht, rusisht) studioi mjaft dogma fetare. Ndërkaq, studimet e tij mbi Islamin konsiderohen tepërtë rëndësishme, pasi Anastasios vlerësoi “Koranin” me një mënyrë të urtë dhe në çdo rast shprehte thirrje për shmangien e shrytëzimit të fesë në ndeshjet planetare.
Karakteristike është lufta në Jugosllavi dhe orvatja për dhënien e një karakteri fetar të konfliktit, për të cilën Anastasios theksoi se “Askush nuk ka të drejtë që të shfrytëzojë vajin e shenjtë për fuqizimin e zjarrit të ndeshjeve të armatosura, feja është dhuratë nga Zoti për të zbutur zemrat, të shërrojë plagët dhe të afrojë më tepër njerëzit në mënyrë paqesore…”