• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Katër ushqimet të cilat luftojnë dhimbjen

by Java News
15/07/2017 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur jeni të lodhur nga sëmundjet, duke përdorur shumë tableta për çfarëdo lloj sëmundjeje dhe dhimbja ju bën të ndiheni sikur jeni duke jetuar në farmaci, nuk është çudi që disa prej nesh më parë zgjedhin të durojnë një dhimbje koke sesa të marrim ilaçe kundër dhimbjes.

Por a mund t’i luftoni sëmundjet me ushqim natyral – pa medikamente?

Derisa medikamentet shërbejnë për një qëllim ne kemi gjetur shkencën që tregon se mund të kemi disa efekte kundër dhimbjes përmes ushqimit.

Ja një listë e shkurtër e ushqimeve të tilla e përpiluar nga ekspertë të ndryshëm botërorë:

Xhenxhefili

I mirë për: fyt dhe dhimbje nyjash

 

Xhenxhefili nuk përdoret vetëm për lehtësim të dhimbjeve të stomakut dhe të ftohurat e zakonshme. Në fakt, xhenxhefili është i pasur me përbërës të ndryshëm që mund të reduktojnë dhimbjet e osteoartritit dhe të zbusin muskujt e lënduar.

Në studimin e bërë së fundi, njerëzit të cilët kanë marrë kapsula xhenxhefili çdo ditë për 11 ditë me radhë kanë pasur 25 për qind më pak dhimbje muskujsh sesa kur kanë bërë ushtrime për zgjatjen e muskujve (krahasuar me një grup të ngjashëm i cili kishte marrë placebo). Një tjetër studim ka gjetur se xhenxhefili po ashtu ndihmon për lehtësimin e dhimbjeve osteoartritike të gjurit.

Salmoni

I mirë për: inflamacion të nyjave dhe stomak të trazuar

Studimet preliminare sugjerojnë se “omega – 3” mund të ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve të artritit reumatik. Dhe kjo nuk është befasi pasi që acidet omega-3 janë të njohura për aftësitë e tyre për të reduktuar inflamimin.

Përveç kësaj, acidet omega-3 po ashtu mund të zbusin dhimbjet e barkut të trazuar (sidomos kur shkaktohen nga stresi), sipas studimit të realizuar në vitin 2005 nga Scandinavian Journal of Nutrition.

Kafeja

E mirë për: dhimbje koke

Studimet tregojnë se 200 miligramë kafeinë – që ndodhen në rreth 450 gramë kafeje – ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së kokës, duke përfshirë edhe migrenën.

Por duhet mbajtur në mend se mbështetja afatgjate në kafeinë mund të dështojë dhe përdoruesit e përhershëm të kafesë zakonisht kanë dhimbje koke kur ndërpresin kafeinën.

Sherbela

E mirë për: dhimbje fyti

Kur fyti juaj është i hidhur dhe ju bën të ndiheni të irrituar, provoni të bëni një çaj nga gjethet e sherbelës. Ky është ilaç që rekomandohet edhe nga herbalistët dhe përkrahet edhe nga provat klinike. Një studim i realizuar në vitin 2006 ka gjetur se efekti i gjetheve të sherbelës për lehtësimin e dhimbjeve të fytit është shumë më efektiv sesa hapat qetësues, përgatiti Telegrafi. (b.an)

 

Next Post
Verratti-PSG, nuk ndahet kriza e brendshme

Barcelona nuk dorëzohet për Verratin, ofron 70 mln euro plus Rakitiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Berisha nuk e rrëzon dot Ramën, as me grevë urie, as me 200 veta në shesh”

January 14, 2026
Banka Botërore mban të njëjtin parashikim për Shqipërinë, ekonomia do të rritet me 3.5 për qind këtë vit

Banka Botërore mban të njëjtin parashikim për Shqipërinë, ekonomia do të rritet me 3.5 për qind këtë vit

January 14, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

“Do dal me platformë konkrete”, Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti 2013

January 14, 2026
Pas mbylljes për shkak të ortekëve, rruga e Thethit hapet për qarkullim/ ARRSH: Kufizim provizor në mesditë

Pas mbylljes për shkak të ortekëve, rruga e Thethit hapet për qarkullim/ ARRSH: Kufizim provizor në mesditë

January 14, 2026
Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

January 14, 2026
Takimet e Ramës në Lezhë / Gjin Gjoni: Duhet të kërkonte falje! Ka mbytur në kënetën e korrupsionit…

Gjin Gjoni: Ja tre faktorët që e shtyjnë opozitën drejt qeverisë teknike

January 14, 2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt Fierit

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt Fierit

January 14, 2026
“Operojnë nga Ekuadori”, Venezuela zbulon dy raste ku u godit mafia shqiptare: U kapën 6850 kg drogë

“Operojnë nga Ekuadori”, Venezuela zbulon dy raste ku u godit mafia shqiptare: U kapën 6850 kg drogë

January 14, 2026
SHBA ofrojnë 700 miliardë dollarë për blerjen e Groenlandës, por pak amerikanë e mbështesin

SHBA ofrojnë 700 miliardë dollarë për blerjen e Groenlandës, por pak amerikanë e mbështesin

January 14, 2026
Fjalori i gjuhës shqipe pasurohet me 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish

Fjalori i gjuhës shqipe pasurohet me 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In