Katër persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në pjesën jugore të Gjermanisë për shkak të shirave të rrëmbyer që u regjistruan një ditë më parë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, bënë të ditur autoritetet e vendit.
”Në Schwabisch Gmund, një qytet në afërsi të Shtutgartit (jugpërendim), një vullnetar i forcave zjarrfikëse vdiq në përpjekje për të shpëtuar një burrë i cili po mbytej nga vërshimi i ujit në një kalim nëntokësor hekurudhor”, njoftuan shërbimet e qytetit.
Një njësi speciale e policisë mundi të nxirrte në sipërfaqe dy trupat e pajetë.
Më në veri, në Weissbach, një burrë rreth të gjashtëdhjetave vdiq i mbytur në një garazh të nëndheshëm, i përfshirë nga vërshimi i ujit. (javanews.al /r.a)