Kosova vazhdon të regjistrojë shifra të larta të të infektuarve me koronavirus, ndërsa po rritet edhe numri i viktimave.
Katër persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa 1 mijë e 96 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.
Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 pacientë, derisa numri i rasteve aktive është 7.854.
NJOFTIMI
15 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 7.953 testime, 1.096 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 rast të vdekjes.
Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109.
Në total numri i rasteve aktive është 7.854.