Katër shpërthime brenda 1 ore janë regjistruar në Suedi ditën e sotme. Shpërthimet ndodhën në qytete të ndryshme.
Pas orës 01:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale, policia u njoftua për dy shpërthime në qytetin Goteborg në adresa të ndryshme. Shpërthimet ndodhën me një diferencë kohore prej 10 minutash.
Pas rreth 1 ore u raportuan për dy shpërthime të tjera; një në Norsborg në periferi të kryeqytetit Stokholm dhe tjetri në Nykoping, 100 kilometra larg kryeqytetit.
Nga të katërta shpërthimet që ndodhën në pallate nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas “The Guardian”, vitet e fundit ka patur një rritje të kriminalitetit në Suedi mes bandave të drogës që lajnë hesapet.
/a.r