• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Katër qëndrimet e PD për “Anti–KÇK”

by Mero Baze
05/02/2020 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sot kemi katër qëndrime të Partisë Demokratike ndaj operacionit “Forca e Ligjit”, i cili po bëhet popullor me nofkën “Anti – KÇK”.

Qëndrimi i parë është i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili në reagimin e parë që ka pasur pas shpalljes së aktit normativ, nuk është shprehur kundër ligjit “Anti – KÇK”, por kundër qeverisë që do ta zbatojë atë. Basha tha se kjo qeveri është vetë një KÇK dhe nuk ka si të luftojë këtë fenomen.

Një deklaratë e tillë pranon nevojën e një operacioni të tillë, por thjesht mendon se këtë duhet ta bëjë qeveria e tij dhe jo e Ramës. Ky është pretendim normal që mund ta ketë çdo opozitë, e cila ndjehet më shumë e zilepsur nga ajo që bën qeveria, se sa e shqetësuar.

E thënë nga kryetari i PD, është dhe si qëndrim zyrtar.

Disa orë më pas, në foltoren e PD janë shfaqur dy deputetë që mbulojnë çështjet kriminale në PD, për shkak të begraundit të tyre familjar dhe kulturor, Enkelejd Alibeaj dhe Flamur Noka.

I pari me halle familjare me krimin, i dyti kokë e këmbë i përzierë me një strukturë policore të kriminalizuar politikisht.

Këta shpalosën një qëndrim që e thellonte qëndrimin pranues të Bashës për “Anti – KÇK”. Edhe këta nuk janë kundër operacionit “Forca e Ligjit”, por si njerëz me halle kriminale, nuk janë dakord me ata me të cilët ka nisur punë “Anti – KÇK”-ja.

Dhe për këtë kanë dhënë rekomandimet e tyre, për të treguar se të rrezikshëm nuk janë banditët që po bastisen, por kundërshtarët e tyre politikë.

Edhe pse nuk mund të merren seriozisht si përfaqësues të PD, ata kanë folur nga zyrat e PD dhe kanë thelluar qëndrimin e Bashës, që e njeh këtë operacion, por ka vërejtje për mënyrën nga kush zbatohet, e ndaj kujt zbatohet.

Qëndrimi i tretë është i Sali Berishës. Ai nuk e pranon fare “Anti – KÇK”-në dhe e konsideron atë një operacion fallco, duke u fokusuar tek “qytetari digital”. Aq shumë është i shqetësuar që ta shpallë këtë operacion një fallcitet, sa në disa sajime të “qytetarit digital”, postohen shënime sikur i shkruajnë vetë viktimat e “Anti – KÇK”, dhe i thonë që kjo gjë është fallco dhe gallatë.

Ja një i tillë përshembull: “Doktor mirmbrema uroj te jeni mire familjarisht,ne jemi nje familje me probleme me Drejtesin,por sa per pasurin xhaxhit tim sot i eshte premtuar qe cdo gje e jona nuk do preket nga askush,mjafton qe Xhaxhi im mos te flase kurr edhe nese ndalohet per 24 ore!!!takimi sot ka qen me nje nga deputet me te rendesishem te partis ne pushtet!!sms e bera tani ngaqe kemi siguri me urdher nga larte,por arsyja eshte sepse po qeshim sesi tallen me popullin!!!zoti ju rujt o doctor”

Ky qëndrim në të vërtetë është më interesanti dhe më inteligjenti, pavarësisht se nuk është nga PD zyrtare.

Qëndrimi i Berishës për ta quajtur fallco “Anti – KÇK” dhe për t’u treguar të gjithëve mos ta marrin seriozisht, flet realisht për mënyrën se si duhet të sillet një komandant krimi, që të mos i tremben ushtarët.

Rreziku më i madh që ka për tipa si Sali Berisha “Anti – KÇK”, është rreziku që disa qendra të krimit që mbështesin atë dhe komandohen prej tij, të mos të tremben dhe të mos e braktisin.

Berisha duke tentuar ta zhvlerësojë “Anti – KÇK”-në dhe ta quajë fallco, është duke u thënë të mos tremben, pasi këtë shikon si rrezikun më të madh nga ky operacion.

Dhe nuk e ka keq. Në mos bëftë ndonjë gjë të madhe i gjithë ky operacion, disa banditë do t’i trembë, dhe kjo atij i prish shumë punë, pasi i bie autoriteti si garant i tyre.

Qëndrimi i katërt nga PD, që është dhe më llogjiku, sikur të ishte zyrtar, sot është informal. Ai vjen nga Besnik Mustafaj, ish- ministër dhe ish- deputet i PD, ende afër saj, që e konsideron “Anti – KÇK” të paligjshëm dhe antikushtetues.

Ky është më afër realitetit si opozitar dhe më i qartë në atë që thotë. E vërteta është se “Anti – KÇK” shkon në kufij të debatueshëm kushtetues dhe ligjor, pamvarësisht qëllimit që ka kundër krimit. Dhe ai si një zë informal i opozitës, ka të drejtë ta ngrejë këtë shqetësim.

Problemi është se Partia Demokratike tani nuk është e qartë se çfarë duhet të bëjë me “Anti – KÇK”. Disa e pranojnë, por e duan ta udhëheqin vetë, disa duan të ndëshkohen disa lista që duan ata, kurse Berisha kërkon ta injorojë, se i tremben banditët.

Janë aq shumë të hutuar nga kjo gjë, sa dhe sikur në selinë e SHQUP të kishin trokitur këta të “Anti – KÇK”, nuk do ishin kaq përçart qëndrimet e tyre.

Next Post
Kërcënimi i Zaev: Nëse s’ka datë për negociatat bie qeveria, do vazhdojnë të tjerët

Zaev këshillon politikanët e Tiranës: Qeveria teknike nuk i zgjidh përplasjet tuaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In