Policia e Korçës bën me dije se dy makina të parkuara janë djegur në orët e para të mëngjesit në lagjet nr.4 dhe nr.14 të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, teksa makinat e djegura ishin në pronësi të shtetasve G. C., dhe J. G.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore u identifikuan autorët e dyshuar të ngjarjes.
Konkretisht shtetasi K. Sh., 18 vjeç; dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë djegur automjetet pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur rreth dy javë më parë, me pronarët e automjeteve G. C. dhe J. G.
Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r