• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Katër orë debat për rrogën e gjyqtarëve..

by Artur Ajazi
12/09/2023 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Plot 4 orë debat ka patur paraditen e të martës në Komisionin e Çështjeve Ligjore, lidhur me rritjen e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Debatet ishin të natyrave të ndryshme, dhe krahasimi bëhej me “pagën e atyre të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Lartë”. Dukej se gjatë gjithë diskutimeve, deputët e dy krahëve politike, nuk po binin në konsensus për rritjen e pagës super të lartë, e cila varion nga 376.380 mijë sot, në 644.640 që pritet të shkojë, në rast se miratohet në parim.

Plot 4 orë diskutime për rritje rrogash për gjyqtarët e superpaguar, në një vend ku ka njerëz që kanë punuar 30 apo 33 vjet, dhe sot marrin një pension 14.400  lekë të muaj. Njoh shumë të tillë, madje disa i kam edhe miq apo të njohur. Ata janë sot, në gjendje të mjerueshme. Njëri prej tyre ka mbi 33 vjet që punon, kryefamiliar, dhe vetëm 1 muaj më parë doli në pension me 14.400 lekë në muaj, me një djalë sakat, dhe dy të tjerë në shkollë akoma pa dalë në jetë. Tek dëgjoja debatet mes deputetëve “jo paga 376.380 mijë në muaj , apo 644.640 mijë në muaj” dhe bënin ndonjëherë edhe ndonjë shenjë “pendese” medemek “rritje duhet të kenë edhe pensionet e popullit”, më dukej tallje dhe hipokrizi.

Gjyqtarët dhe prokurorët, (pjesa më e madhe e tyre) në 32 vite tranzicion në Shqipëri, mbeten njerëzit më të përfolur, më të paguar, më të pasur, dhe më të akuzuarit nga shqiptarët. Drejtësia e re, nuk ka arritur 100 per qind të flakë nga rradhët e saj ende, vegjetuesit e korruptuar, dhe për pasojë rritja e rrogave në stratosferë, bie ndesh  me realitetin dhe opinioni aktual ndaj tyre në Shqipëri.

Diferenca e jashtëzakonshme mes pagave dhe pensioneve e trasheguar tek ne, mbetet tregues i asaj, ç’ka duhet ndryshuar me urgjencë nga qeveria. Megjithë reformat e marra nga qeveria Rama, rritjen e vazhdueshme të pagave minimale dhe pensioneve të vogla, akoma ka diferenca dhe kontraste të thella mes tyre dhe kategorive shoqerore.

Pavarsisht se rritja e pagave për një hetues, prokuror apo gjyqtar, kalon përmes kritereve që lidhen me shkollimin, aftësimin, moralin, rrezikun e jetës për shkak të detyres, dhe CV e tij si profesionist, rritja 200 per qind e pagave mujore të tyre, natyrisht nuk mbetet pa u komentuar nga ata që nuk ngopin barkun me bukë. Reagimi është ndjerë qysh në momentin kur Parlamenti (dyfishoi) rriti rrogat e deputetëve, dhe nuk mbetet pa kontestuar edhe rritja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Që një prokuror apo gjyqtar duhet paguar mirë, kjo nuk është logjike dhe duhet të ndodhë. Por kjo duhet të ndodhë edhe me pensionet 8.500  apo 14.400 lekëshe, me të cilat sot mund të shtysh vetëm 10 ditë në muaj, pa llogaritur problemet shëndetsore të një pensionisti.

Ndaj debatet në Komisionin e Çështjeve Ligjore, lidhur me rritjen e madhe të pagave mujore për gjyqtarët e Kushtetueses, dukeshin si luks i panevojshëm, kur mendon se aq shumë para, një pensionist  nuk i merr  deri ditën e fundit të jetës tij.

Next Post
Tentuan të manipulonin dëshminë e Luftar Reçit, Apeli lë në fuqi dënimet për Goskovën dhe Kosovën

Tentuan të manipulonin dëshminë e Luftar Reçit, Apeli lë në fuqi dënimet për Goskovën dhe Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In