Grave të cilat kanë veshur burkini nën qytetin e Kanës në jug të Francës, u janë shqiptuar edhe gjobat e para. Ky vendim për t’i gjobitur myslimanet, vije pasi qyteti i Kanës mori vendim që të mos ua lejonte atyre të shkonin në plazh të veshura me burka, për shkak se u mbulohej i tërë trupi.
Katër gra, të moshës 29 deri në 57 vjeç, ishin në plazh me fëmijët e tyre kur policia ka intervenuar duke ua dhënë gjobat. Ato janë gjobitur me nga 38 euro ndërsa u janë dhënë vërejte dhe u është kërkuar që të largohen nga plazhi, raporton gazeta franceze Le Parisien.
“Gratë ishin nëna të reja dhe gjyshe, dhe nuk donin të besonin se ishin kriminele. Të gjitha u zemëruan me mënyrën se si u trajtuan”, ka thënë një dëshmitar. Kryetari i qytetit të Kanës, David Lisnard, ka thënë se e ka marrë këtë vendim në mënyrë që t’i japë qytetit të tij siguri.
ma.me