• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Katër gra sulmohen në rrugët e Gjenevës, i shpëtojnë disa shqiptarë

by A R
20/09/2018 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër gra kanë pre e dhunës barbare nga disa persona në rrugët e Gjenevës gjatë orëve të para të mëngjesit. Gratë kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa njëra prej tyre ra edhe në gjendje kome. Mediat zvicerane shkruajnë se vetëm tre shqiptarë, të cilët kanë ndërhyrë guximshëm ndaj dhunuesve, i kanë shpëtuar gratë nga pasojat fatale të këtij sulmi.

Pas këtij sulmi policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të tre francezë të moshës 20-25 vjeç ndërsa prokurorja publike ka thënë se dhunuesit kanë qenë 6 shtetas, të gjithë persona me precedent penalë të mëparshëm shkruan Albinfo.ch.

Ngjarja
Natën e ngjarjes, gratë shkojnë në klubin ‘Le Petit Palace’ në zemër të Gjenevës. Ishte pas orës 03.00 të mëngjesit kur njërës prej tyre i afrohet një i huaj dhe ftohet për një pije. Gruaja e re e mban mend mirë këtë person, sepse krahun e kishte vënë mbi banak.

Megjithatë, ajo e refuzon ofertën e njeriut dhe kthehet në vallëzim me shoqet e saj. Aty, gjithashtu, një grua tjetër nga grupi ftohet nga një person tjetër. Më vonë, ai është përshkruar si i hollë dhe me flokë të zinj. Përveç kësaj, asaj mbrëmje në diskotekë ai kishte veshur një këmishë të verdhë me kafkë dhe kryqëzime mbi të.

Për grupin, mbrëmja përfundon pak më vonë në ‘Le Petit Palace’. Gratë ikin nga lokali ndërmjet orës 04.00-05.00 të mëngjesit dhe kanë dashur të kthehen në shtëpitë e tyre, kur atyre iu bashkua një grua tjetër e re që ishte e rrethuar me persona të panjohur dhe e sulmuar fizikisht. Shoqet nuk kanë ngurruar dhe kanë dashur ta zgjidhin konfliktin. Por papritur ata e gjejnë veten të përfshirë në një grindje të egër. Sipas deklaratave të grave dhënë policisë, ato papritmas sulmohen nga disa persona dhe rrihen me goditje e shqelma. Midis sulmuesve dyshohet se ka qenë edhe personi që e kishte vendosur krahun mbi banak.

Në fillim të kësaj jave, hetuesit kanë arritur t`i arrestojnë tre sulmuesit. Avokati i viktimave, Robert Assaël, është duke shpresuar se ndaj tyre do të shqiptohet ndonjë vendim i ashpër. “Ky është një sulm shumë i rëndë. Prandaj sulmuesit duhet të akuzohen për vrasje në tentativë”.

Ndërhyrja e shqiptarëve
Dhunës së të rinjve të identifikuar si francezë i janë përgjigjur tre shqiptarë nga Kosova, të cilët kanë ndërhyrë duke shpëtuar gratë nga dhuna barbare. Ndërhyrja e shqiptarëve ka bërë që dhunuesit të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa grave iu është dhënë ndihma e parë me mbërritjen e policisë dhe ekipeve të urgjencës./a.m.

Next Post
“Trafiku i armëve”, Bushati: Shqipëria ka përmbushur angazhimet për paqen e sigurinë

“Trafiku i armëve”, Bushati: Shqipëria ka përmbushur angazhimet për paqen e sigurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In