Një vajzë e re në Konispol prej katër ditësh rezulton e zhdukur.
I shqetësuar për fatin e së bijës në moshë të mitur, F.H, vjeç 49, banues në Konispol, ka bërë denoncim në polici.
Ai ka kallëzuar para uniformave blu se e bija B.H., 16 vjeçe, është larguar nga banesa qysh prej 6 janarit.
Pavarësisht kërkimeve tek të afërmit apo tek shoqet e saj, nuk ka gjurmë prej së resë. I frikësuar se të bijës mund ti ketë ndodhur diçka e keqe, 49- vjeçari ka kërkuar ndihmën e policisë.
Lidhur me këtë rast uniformat blu kanë nisur kërkimet për gjetjen e adoleshentes, ndërkohë që materialet për ndjekje të mëtejshme, i’u referuan prokurorisë së Sarandës./a.k