• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kategoritë që përjashtohen/ Si do të llogaritet taksimi për pronat e dhuruara

by Java News
25/09/2023 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taksimi 15% për pronat e paluajtshme të dhuruara përtej trashëgimtarëve të parë dhe të dytë do të llogaritet sipas çmimit të blerjes. Udhëzimi për zbatimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” përcakton se në rastin e pasurisë së paluajtshme që është fituar me trashëgimi ose dhurim, ose heqje dorë nga pronësia, çmimi i blerjes për qëllime tatimore është vlera e tatueshme e pasurisë të dhuruar ose trashëguar në momentin e marrjes e përcaktuar sipas praktikave në fuqi.

“Kjo vlerë zbatohet në rastet kur transaksioni pasues mbas trashëgimisë / dhurimit / heqjes dorë, në thelb ka përsëri natyrë dhurimi / trashëgimie/heqje dorë, dhe ka një akt të ligjshëm trashëgimie/dhurimi/heqje dore për përfituesit ligjorë, sipas neneve 361 dhe 363 të Kodit Civil. Në çdo rast apo formë tjetërsimi ndryshe sa më lart, çmimi i blerjes do të jetë i barabartë me shumën që ka paguar përfituesi në atë transaksion, dhe nëse nuk ka paguar për shkak të përjashtimit ligjor nga tatimi, ajo shumë do të jetë zero”.

Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat përjashton tatimin e pasurive të paluajtshme të dhuruara te trashëgimtarët e radhës së parë dhe të dytë. Për pronat e trashëguara apo dhuruara te trashëgimtarët përtej radhës së parë dhe të dytë të përcaktuara në Kodin Civil pasuria do të tatohet 15% e llogaritur me çmimin e blerjes. Por, sipas ligjit të ri, pronat e dhuruara përtej trashëgimtarëve të parë dhe të dytë nuk taksohen për vlerën e tyre nga 1 deri 5 milionë lekë.

Për kontabilistët vendosja e tatimit me fashë te pasuritë, pas brezit të parë dhe të dytë të trashëgimtarëve është një praktikë që ndiqet edhe nga disa vende europiane.

Neni 60 i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”

Tatimi i trashëgimisë, dhuratave dhe fitimeve nga lojërat e fatit

Trashëgimia në zbatim të këtij neni përfshin pasurinë e luajtshme ose të paluajtshme ose paratë e fituara si rezultat i kalimit për shkak të vdekjes nga personi i vdekur tek trashëgimtarët e tyre, pasi janë zbritur detyrimet e trashëgueshme.

Përjashtohen nga tatimi:

a) dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga/ose ndërmjet trashëgimtarëve ligjorë në radhë të parë (Neni 360 Kodi Civil) dhe të dytë, sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil, si dhe dhurimet dhe trashëgimia brenda lidhjes gjinore motër-vëlla;

b) dhurimet dhe trashëgimitë të marra përveç atyre të përcaktuara në shkronjën “a” deri në 5,000,000 lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme dhe deri në 1,000,000 lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues;

c) kalimi i së drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil, përkatësisht nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme e fituar në bazë të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, i ndryshuar.

Udhëzimi

Të ardhurat e tatueshme nga investimi për tjetërsimin e pasurive të paluajtshme

17.1 Procedurat e llogaritjes së të ardhurave, kostove dhe fitimeve, sipas rasteve dhe nënrasteve, në lidhje me fitimet kapitale që lidhen me tjetërsimin e pasurive të paluajtshme nga individët, sqarohen në udhëzimin e ministrit përgjegjës për Financat dhe drejtuesit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

17.2 Në rastin e pasurisë së paluajtshme që është fituar me trashëgimi ose dhurim, ose heqje dorë nga pronësia, çmimi i blerjes për qëllime tatimore është vlera e tatueshme e pasurisë të dhuruar ose trashëguar në momentin e marrjes e përcaktuar sipas praktikave në fuqi.

Kjo vlerë zbatohet në rastet kur transaksioni pasues mbas trashëgimisë / dhurimit / heqjes dorë, në thelb ka përsëri natyrë dhurimi / trashëgimie/heqje dorë, dhe ka një akt të ligjshëm trashëgimie/dhurimi/heqje dore për përfituesit ligjorë, sipas neneve 361 dhe 363 të Kodit Civil. Në çdo rast apo formë tjetërsimi ndryshe sa më lart, çmimi i blerjes do të jetë i barabartë me shumën që ka paguar përfituesi në atë transaksion, dhe nëse nuk ka paguar për shkak të përjashtimit ligjor nga tatimi, ajo shumë do të jetë zero. /Monitor

Next Post
Tensionet në Kosovë pas vrasjes së policit/ Ngjela: Do gjenden 50-60 të vrarë në ferra. Lajçak, Borrell dhe Escobar të thyejnë qafën, po…!

Tensionet në Kosovë pas vrasjes së policit/ Ngjela: Do gjenden 50-60 të vrarë në ferra. Lajçak, Borrell dhe Escobar të thyejnë qafën, po...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe Vlorë! Orët e fluturimit do bëhen, me ose pa ne

February 23, 2026
“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

February 23, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

February 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

February 23, 2026
Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

February 23, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shkodër/ Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një të arrestuari, në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 23, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

February 23, 2026
Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In