Të shtunën luhen katër sfida me mjaft interes në Kategorinë Superiore. Duele që vendosin përballë skuadra në pole të ndryshme, pasi kryesuesit sfidojnë ekipe të fundit të tabelës. Teuta pret Bylisin me misionin fitore.
Partizanin e pret një takim i vështirë në Korçë përballë Skënderbeut, me trajnerin Migen Memelli që pohon se e ka përgatitur mirë duelin përballë kryeqytetasve.
Takimet e tjera të javës së 32-të janë Tirana-Kastrioti dhe Apolonia-Laçi.
/a.r











