Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës, ka reaguar ndaj përbërjes së Komisionit shtetëror për matjen e territori të Kosovës, transmeton Koha.net.
Në reagim, shoqata shpreh brengosjen e vet për mos pjesëmarrjes në këtë komision, të përfaqësuesit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë –Katedra e gjeodezisë, e cila katedër tani përveç cilësive akademike dhe profesionale, posedon edhe teknologji moderne matëse dhe procesimi të të dhënave.
Reagimi i Shoqatës përfundon se mos përfshirja e kësaj katedre e cila pa dyshim është më kompetentja për matje gjeodezike, (në këtë rast të “Territorit”) konsiderojmë që është mungesë e kësaj kompetence të këtij komisioni. (b.an)











