• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Katastrofës së flakëve i shtohen edhe grabitjet, çfarë po ndodh në Los Anxhelos (Video)

by S T
10/01/2025 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Imazhe apokaliptike kanë lënë pas zjarret në Los Anxhelos, ndërsa 10 persona kanë humbur jetën. Flakët kanë shkatërruar mijëra hektarë dhe shtëpi, që janë bërë shkrumb e hi, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se zjarri nuk do të shuhet nëse moti nuk ndryshon.

Mirëpo, në mes të gjithë kësaj situate tragjike kishte edhe nga ata që plaçkitën shtëpitë e braktisura.

Në fakt, siç është bërë e ditur, deri dje ishin bërë 20 arrestime nga autoritetet, por autorët janë shumë më tepër. Vlen të theksohet se qindra mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Prokurori i Qarkut në Los Anxhelos, Hochman, ka reaguar ashpër për plaçkitjet mes zjarreve.

Në “betejë” është edhe Garda Kombëtare.

Military Police with the California National Guard arrived at Ontario International Airport earlier tonight, where they will begin assisting Law Enforcement on Friday with Search-and-Recovery as well as Looting Enforcement, in the Area of Northern Los Angeles impacted by the… pic.twitter.com/HIzQPJeAtk

— OSINTdefender (@sentdefender) January 10, 2025

Siç raporton Newsweek, trupat e Gardës Kombëtare të Kalifornisë po marrin pjesë në operacionin kundër plaçkitjes.

Osint Defender shkroi në X: ” Policia ushtarake e Gardës Kombëtare të Kalifornisë mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Ontarios për të ndihmuar zbatimin e ligjit .”

Aktualisht është e paqartë se sa kohë do të qëndrojnë Garda Kombëtare dhe forcat e tjera të sigurisë në Los Angeles.

E gjithë kjo situatë grabitjesh ka bërë që banorët të kenë frikë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Banorja e Los Anxhelosit, Alison Agsten tha për stacionin lokal të lajmeve KTLA se ” ne po shohim makina që ndalen përpara shtëpive, burra që zbresin dhe vrapojnë drejt banesave”.

Madisen Keavy, një reporter i KCAL, tha gjithashtu se “nga pamjet filmike duken tre burra me skuter që tentonin të hynin në shtëpi, por menjëherë u kthyen kur panë policinë”.

Sipas Daily Mail, të pasurit në Los Anxhelos kanë punësuar kompani private sigurie për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

JUST IN

LA County Supervisor Barger confirms that 20 people have been arrested for looting homes in evacuated fire zones – ABC7

Absolutely evil. pic.twitter.com/M0RIn8cntW

— Rat Bastard (@RRespawned) January 9, 2025

Autoritetet shpallën një shtetrrethim për të kontrolluar plaçkitjen.

Konkretisht, sipas Los Angeles Times, sherifi i kontesë së Los Angeles, Robert Luna, njoftoi të enjten disa masa për të rritur sigurinë në zonat që janë evakuuar për shkak të zjarreve shkatërruese. “Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit ka kërkuar zyrtarisht mbështetjen e Gardës Kombëtare të Kalifornisë”, tha Luna.

Sherifi tha gjithashtu se agjencia po punon për të zbatuar një shtetrrethim që do të jetë në fuqi nga ora 18:00 deri në 06:00.

Kushdo që kapet duke shkelur shtetrrethimin mund të përballet me gjobë deri në 1000 dollarë ose deri në gjashtë muaj burg.

20 grabitës të arrestuar gjatë zjarreve në Kaliforni, thotë Sherifi i Qarkut LA, Luna.

Mbikëqyrësja e Qarkut të Los Anxhelosit Kathryn Barger tha se shtetrrethimi nuk u bë për të ndëshkuar banorët, por për të mbajtur zonën të sigurt dhe siç kërkohet nga Këshilli i Qytetit Altadena.

Ai tha gjithashtu se autoritetet arrestuan njerëz në zonat që janë evakuuar.

People need to be on high alert for organized criminal syndicates going into Los Angeles neighborhoods on scooters, e-bikes and motorcycles. They’re wearing masks & backpacks.

It’s suspected that these gangs are starting the fires then looting the homes. pic.twitter.com/ifK5gaJvj5

— J Stewart (@triffic_stuff_) January 10, 2025

“Turp për ata që po shfrytëzojnë banorët tanë në këtë kohë krize ”, theksoi ai.

Në internet dhe në rrjetet sociale janë postuar video që tregojnë njerëz që hyjnë në shtëpi dhe rrëmbejnë sende me vlerë, megjithatë nuk ka asnjë pamje zyrtare nga autoritetet.

Në të njëjtën kohë, një grua u ankua se ka parë shumë njerëz që hyjnë në shtëpi në zonën e saj, por nuk ka polici për t’i arrestuar.

“Burri im i pa disa prej tyre në shtëpitë fqinje dhe i thirri: çfarë po bëni atje? “, ka thënë ndër të tjera gruaja në një kanal lokal.

Next Post
Doli nga fusha mes lotësh/ Zbulohet dëmtimi i Armando Brojës, ja sa pritet të mungojë sulmuesi i Kombëtares shqiptare

Doli nga fusha mes lotësh/ Zbulohet dëmtimi i Armando Brojës, ja sa pritet të mungojë sulmuesi i Kombëtares shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In