Ndeshja e djeshme, mes Portugalisë dhe Zvicrës, e cila përfundoi me rezultatin 6 me 1 dhuroi spektakël. Në fitoren e luzitanëve, emrin në listën e golashënuesve e vendosi dhe mbrojtësi 39-vjeçar, Pepe.
Me golin e shënuar, qendërmbrojtësi veteran vendosi një rekord të ri, duke e regjistruar veten si lojtarin më të vjetër, që shënon në një Kupë Bote, në moshën 39 vjeç, 9 muaj e 10 ditë.
Në këtë mënyrë, Pepe zuri vendin e ish-sulmuesit ikonik të Kamerunit, Roger Milla, i cili shënoi në Kupën e Botës, në moshën 38 vjeç, 1 muaj e 3 ditë.