• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Katalonja dhe Kosova, flet ambasadori shqiptar në Spanjë

by A R
28/10/2017 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Shqipërisë në Madrid po ndjek me vëmendje zhvillimet pas shpalljes së pavarësisë së Katalonjës.

Ridi Kurtezi tregon për Top Channel orët e tensionuara në Spanjë dhe se qeveria e Rahoit po rimerr kontrollin në rajonin rebel.

“Duke filluar nga dita e nesërme pushteti politik në komunitetin katalan, kalon në kompetencat e zv.Kryeministres Santa Maria. Me një urdhër të veçantë të ministri të Brendshëm, forcave të sigurisë do tu kërkohet të mos respektojnë me zinxhirin e komandimit lokal por të zbatojnë vetëm urdhrat e Guardia Civil, që është forca nacionale spanjolle. Pritet që Gjykata Kushtetuese spanjolle të fillojë një proces penal ndaj elitës politike katalane dhe kryesisht për presidentin dhe kryetarin e Parlamentit”, tha Kurtezi.

Sipas ambasadorit Kurtezi, aktualisht situata në Katalonjë është e qetë. Qetësi kjo që do të zgjasë derisa nuk krijohen tensione mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Duke u ndalur tek siguria, masa të rrepta janë marr për ndeshjen e së dielës, Girona –Real Madridit.

“Janë marr masa sigurie shumë të rrepta për këtë ndeshje pasi Girona është djepi i separatizmit të Katalonjes. Aty është vendi ku janë përqendruar forcat politike kryesore të cilat kanë elementin kryesor për shkëputjen nga Madridi”, thotë ai.
Por cili është qëndrimi i Shqipërisë mbi pavarësinë e Katalonjës?

“Partnerët europian kanë qënë eksplicite në deklaratat e tyre, po ashtu dhe DASH, duke mbështetur qeverinë qendrore, sovranitetin dhe integritetin territorial dhe duke shprehur dëshirën për respektimin e Kushtetutës, sundimit të ligjit. Edhe qëndrimi jonë shkon në këto parametra.

Ambasadori i Shqipërisë në Madrid, komenton dhe deklaratat të cilat e lidhin Katalonjën me Kosovën.

“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës erdhi nga kërcënimi i paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë rajonin, ndërsa në rastin e Katalonjës, ajo është një nga krahinat më të zhvilluar spanjolle. Mendoj që nuk ka fare krahasim midis këtyre dy dosjeve”, thotë Kurtezi./a.m.

Next Post
Trump dhe torollakët e politikës shqiptare

Po, ata dhe ato gazetare janë bijtë dhe bijat e Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In