Me ndryshimin e “ligjit për mbetjet”, qeveria i hapi rrugë importit të mbetjeve për t’u ricikluar. Po çfarë janë mbetjet? Sipas përkufizimit ligjor “mbetje” do të thotë: “çdo substancë ose objekt, të cilin mbajtësi e hedh, ka ndër mend ta hedhë ose i kërkohet që ta hedhë”.
Ndërkaq bota e zhvilluar i ndan mbetjet në kategori të ndryshme sipas listave: të Gjelbër, të Portokalltë dhe të Kuqe. Mbetjet e listës së Gjelbër janë ato që cilësohen jo të rrezikshme. Por nga ana tjetër nëse rastis që një mbetje e listës së gjelbër të përzihet sadopak me mbetje të rrezikshme, kjo lloj mbetje bëhet e rrezikshme. Kjo është edhe arsyeja që opinioni publik dhe shoqëria civile, ndër të tjera refuzojnë me ngulm importin e mbetjeve, pasi është vënë në pikëpyetje aftësia dhe kapacitetet institucionale që do të kontrollojnë mbetjet që do importohen në Shqipëri.
“BalkanWeb” ka siguruar listën e plotë të mbetjeve që cilësohen si të gjelbra( të parrezikshme) sipas standarteve europiane. Këto janë dhe të gjitha llojet e mbetjeve të cilat qeveria mund të importojë në vend pas miratimit të një liste të saj, se kë mbetje do të marrë.
Një pjesë e mbetjeve të Listës së Gjelbër janë mbetje të metaleve të shumëllojshëm që përdoren në industri si edhe aliazheve të tyre. Ndër mbetjet e metaleve, që është përfolur më së shumti se do të importohet në Shqipëri janë ato të aluminit (pjesë e Listës së Gjelbër), shkruan Bw.
Po kështu pjesë e Listës së Gjelbër janë një shumëllojshmëri mbetjesh plastike si edhe mbetje nga letra dhe kartonat.
Një mbetje “interesante” e përfshirë në Listën e Mbetjeve të Gjelbra për Evropën janë edhe mbetjet e kërpit (cannabis Sativa L) në produktet e tekstileve.
Aktualisht lista e mbetjeve “të gjelbra” për import në vendin tonë ende nuk është miratuar nga qeveria.
Lista e mëposhtme tregon të gjitha mbetjet që futen në listën e gjelbër, por jo se çfarë do të importojë aktualisht vendi, pasi për këtë pritet një vendim dhe një listë nga qeveria.
Mbetje të listës së gjelbër sipas standardeve evropiane (bazuar mbi listën e Vendimit të Komisionit Evropian 96/660/EC
Pavarësisht, nëse mbetjet janë përfshirë në ketë listë ose jo, ato nuk mund të konsiderohen si mbetje të gjelbra në qoftë se ato janë të kontaminuara me materiale të tjera në atë sasi që:
a. rrisin rrezikun, në varësi të masës të përfshirjes të mbetjeve, të cilat listohen në Listën Portokalli dhe të Kuqe, ose
b. pengojnë në riaftësimin (ripërtëritjen) e mbetjeve me metoda të përshtatshme mjedisore.
GA. Mbetje të metaleve dhe aliazheve të metaleve në trajte metalike, jo-disperse
Mbetjet e mëposhtme dhe skrapet e metaleve të çmueshme dhe aliazheve te tyre:
– të arit
– të platinit (duke përfshirë platinin, iridiumin, osmium,rodiumin palladiumin, dhe ruteniumin)
– të metaleve të tjera të çmuara si argjendi
vërejtje: Mërkuri është i veçanërisht i përjashtuar si ndotës i këtyre metaleve, aliazheve, ose amalgamave të tyre.
Mbetjet dhe skrapet e mëposhtme që përmbajnë “Fe” dhe skrape nga hekuri dhe çeliku:
– mbetje dhe skrap nga hekuri i braktisur
– mbetje dhe skrap nga çeliku i pandryshkur
– mbetje dhe skrap nga aliazhe të tjera të çelikut
– mbetje dhe skrap nga teneqet e hekurit e te çelikut
– mbetje nga tornot, metalprerëset, stampimet etj (të paketuara ose jo)
– mbetje dhe skrape të tjera me përbërje “Fe”
– skrape nga rishkrirja e kallëpeve
– traversa (binare) hekuri dhe çeliku
Mbetjet dhe skrapet e mëposhtme të metaleve jo-ferror dhe aliazhet e tyre:
– mbetje dhe skrape të bakrit
– mbetje dhe skrape të nikelit
– mbetje dhe skrape të aluminit
– mbetje dhe skrape të plumbit
– mbetje dhe skrape të zinkut
– mbetje dhe skrape të kallajit
– mbetje dhe skrape të tungstenit
– mbetje dhe skrape të molibdenit
– mbetje dhe skrape të tantalit
– mbetje dhe skrape të magnezit
– mbetje dhe skrape të kobaltit
– mbetje dhe skrape të kismuthit
– mbetje dhe skrape të kadmiumit
– mbetje dhe skrape të kitanit
– mbetje dhe skrape të kirkonit
– mbetje dhe skrape të kntimonit
– mbetje dhe skrape të kanganit
– mbetje dhe skrape të keriliumit
– mbetje dhe skrape të kromit
– mbetje dhe skrape të germaniumit
– mbetje dhe skrape të vanadit
mbetje dhe skrape të:
– hafniumit
– indiumit
– niobiumit
– rheniumit
– galiumit
– thaliumit
– mbetje dhe skrape të thoriumit
– mbetje dhe skrape të selenit
– mbetje dhe skrape të telurit
– mbetje dhe skrape të rralla të tokës
GB. Mbetje metali te dala nga shkrirja, ngurtësimi dhe rafinimi i metaleve
– mbetje saldimesh zinku
– zgjyra me përmbajtje zinku:
– zgjyra e sipërme e pllakave galvanizuese të zinkut (>90% Zn)
– zgjyra e poshtme e pllakave galvanizuese të zinkut (>92% Zn)
– zgjyra nga modelet e stampimit te zinkut(>85%Zn)
– zgjyra nga furrat e galvanizimit (>92% Zn)
– ajkë zinku
– ajkë alumini, përjashtuar ato që janë të ndezshme ose çlirojnë gaze të ndezshëm, në sasira të rrezikshme, në kontakt me ujin
– zgjyra prej përpunimit të metaleve të çmuara dhe bakrit nga rafinimi i mëtejshëm
– Tantalium i ndotur nga zgjyrat e kallajit me më pak se 0,5 % kallaj
GC. Mbetje të tjera që përmbajnë metale
– Montime elektrike që përbëhen vetëm nga metale dhe aliazhe
– Skrap elektronik (si qarqe elektronike, përbërës elektronikë, tela etj.)
– Kontenierë apo enë mbajtëse (ambalazhe) dhe përbërës të tjerë pluskues (notues), të zbrazura nga ndonjë ngarkesë dhe të shkatërruara (prishura) si dhe materiale të tjera, kimikate ose mbetje të klasifikuara si të rrezikshme, dalë nga veprimet me këto ene apo kontenierë
– Mjete lëvizëse motorike të shkatërruara, me përmbajtje të lëngëta të kulluara
Katalizatorë të përdorur, përjashtuar likuide të përdorura si katalizator:
– katalizatorë të përdorur të dëmtuar, me rrjedhje. (FCC)
– katalizatorë … (fishekzjarrë)
– katalizatorë të nxjerrë nga metalet e çmuar
– katalizatore te metaleve transitore (si kromi, kobalti, bakri, nikeli, mangani, molibdeni, tungsteni, vanadi, zinku)
Katalizatorë të përdorur me përmbajtje të metaleve si më poshtë:
– metale të çmuar: ar, argjend
– metale të grupit te platinit; rutenium, rodium, paladium, osmium, iridium, platin
– metalet: skandium, vanadium, mangan, kobalt, baker, itrium, niobium, hafnium, tungsten, titan, krom, hekur, nikel, zink, zirkonium, molibden, tantal, lutetium.
– lantanidet ( metalet e tokës të rrallë ): lantani, praseodimium, samarium, gadolinium, disprosium, erbium, yterbium, cerium, neodimium, europium, terbium, holmium, tulium lutetium
– Zgjyrë prej prodhimit të hekurit dhe çelikut përfshirë aliazhin e çelikut – Petëza metalike (mbetje të metalit ferror)
GD. Mbetje nga aktivitetet e minierave: Këto mbetje duhet të jenë në formë jo disperse (jo të shpërbërë).
– mbetje të grafitit natyral
– mbetje prej qepjeve
– mbetje të mikës (mica)
– mbetje prej leucitit, nefelinës dhe sienit të nefelinës
– mbetje feldspari
– mbetje fluorspari
– mbetje të anhidritit të silicit në formë të ngurtë përjashtuar ato të përdorura në operacionet e shkrirjes
GE. Mbetje qelqi në formë jo-disperse ( jo – të shpërbërë)
– mbetje dhe skrape qelqi me përjashtim të qelqeve të tubave të rrezeve katodike dhe qelqe të tjera të aktivizuara
– mbetje të fibrave të qelqit
GF. Mbetje qeramike në formë jo-disperse ( jo – të shpërbërë)
– mbetje qeramike të cilat kanë qenë pjekur pasi janë modeluar, duke përfshirë enët prej qeramike (përpara dhe/ose pas përdorimit)
– mbetje cermeti dhe skrape (përbërje të qeramikës me metalet)
– qeramike me bazë fibrash jo të specifikuara apo të përfshira diku tjetër
GG. Mbetje të tjera që përmbajnë kryesisht komponentë inorganikë, të cilat mund të përmbajnë metale dhe materiale organike
– sulfat kalciumi pjesërisht i rafinuar i prodhuar nga desulfurimi i gazit të oxhaqeve (flue)
– mbetje gipsi prej prishjes së ndërtesave
– zgjyra dhe hire të poshtëm (të bazës) të kaldajave me qymyr
– hiret fluturuese të qymyreve të dala nga kaldajat me qymyr
– cilindrat anodike të koksit të naftës dhe/ ose bitumit
– mbetje të karbonit të aktivizuar, rezultuar nga trajtimi i ujit të pijshëm dhe proceseve të industrisë ushqimore dhe prodhimit të vitaminës
– llumra bazike të dala nga përpunimi i hekurit dhe çelikut të përshtatshme për plehrat e fosfatit ose për përdorim tjetër
– zgjyra (llumra) nga prodhimi i bakrit, e stabilizuar kimikisht, me përmbajtje të lartë hekuri (mbi 20%) dhe e përpunuar sipas specifikimeve industriale kryesisht për ndërtim dhe si abrasiv
– sulfur në formë të ngurtë
– gur gëlqeror prej prodhimit të cianamidit të kalciumit (që ka pH më të vogël se 9)
– balta të kuqe e neutralizuar nga prodhimi i aluminit
– klorure të sodës, potasit dhe kalciumit
– karbid silikoni
– beton i thyer
– litium-tantalum dhe litium-niobium të përmbajtur në skrapet e qelqit
GH. Mbetje plastike të ngurta
Duke përfshirë në mënyrë të pakufizuar si më poshtë:
mbetje dhe skrape plastike:
– polimere të etilenit
– polimere të stirenit
– polimere të vinil koridit
– polimere ose bashkime polimerësh, për shembull:
polipropien
tereftalate polietileni
co-polimer akrilonitrili
co-polimer butadieni
co-polimer stireni
poliamide
tereftalate polibutileni
polikarbonate
sulfide polifenileni
polimere akriliku
parafina (C10- C13) ( këto nuk mund të polimerizohen dhe të përdoren si plastifikatore)
poliuretan (që nuk përmban klorfluorokarbon-CFC)
polisiloksalane (silikone)
polimetil metakrilat
aklool polivinili
butiral polivinili
acetat polivinili
polimere të etilenit të florinuar (Teflon, PTFE)
– rezina ose produkte kondensimi, si:
rezina formaldehide e urese
rezina formaldehide e fenolit
rezina formaldehide e melaminës
rezina epoksi
rezina alkidi
poliamide
GI. Mbetje të letrës, te kartonit dhe produkteve të letrës
– mbetje dhe skrape të letrës ose kartonit:
– nga letra ose karton të pazbardhur si edhe letra dhe kartona të zhubrosura ose të valëzuara
– nga letra ose kartona të llojeve të tjerë të përgatitura kryesisht prej pulpe kimike të zbardhur, jo të ngjyrosur në tërësi
– nga letra ose kartonë të përgatitur kryesisht prej pulpe mekanike (gazeta, revista dhe të tjera printime të ngjashme)
– të tjera, duke i përfshirë pa kufizim si:
karton të laminuar
skrape dhe mbetje të pandara (të papërcaktuar)
GJ. Mbetje tekstile
– mbetje mëndafshi (përfshirë kukulet e papërshtatshme për bështjellje, mbetje të fijeve dhe stoqet e prekur nga mola (mikrobet)
– jo të krehura
– të tjera
– mbetje të leshit te kafshëve, të përpunuar ose jo, përfshirë mbetje të fillit të leshit, duke përjashtuar mbetjet e prekura nga mola (mikrobet)
– copëza nga leshi ose pushi i kafshëve (qimet e dobëta të kafshëve)
– mbetje të tjera të leshit dhe pushit të kafshëve
– mbetje të leshit të ashpër (të papërpunuar) të kafshëve
-mbetje pambuku (përfshirë mbetje nga filli i pambukut dhe stoqet e prekur nga mola (mikrobe)
– mbetje të fillit te leshit
– stoqet e prekur nga mola (mikrobe )
– të tjera
– mbetje dhe litarë prej liri
– litar dhe mbetje (përfshirë mbetje nga fijet dhe stoqet e prekur nga mola, (mikrobe) ose kërpi origjinal (cannabis sativa L.))
– litar dhe mbetje (përfshirë mbetje nga fijet dhe stoqet e prekura nga mola) dhe tekstile tjera, përjashtuar fijet prej liri, kërp origjinal
– litar dhe mbetje (përfshirë mbetje liri dhe stoqet e prekura nga mola,) prej bimëve ose fibrave tekstile të gjinisë Agave
– litar dhe mbetje (përfshirë mbetje nga fijet dhe stoqe të prekura nga mikrobe) prej arrës së kokosit
– litar dhe mbetje (përfshirë mbetje nga fijet dhe stoqe të prekura nga mikrobe) prej abaca (kërpi i Manilës)
-litar dhe mbetje (përfshirë mbetje nga fijet dhe stoqe të prekura nga mikrobe) dhe fibra të tjera tekstile vegjetale, të paspecifikuara ose të përfshira diku tjetër
– mbetje (përfshirë dhe mbetje nga fijet dhe stoqe të prekura nga mikrobe) prej fibrave të përgatitura nga njeriu:
– fibrave sintetike
– fibrave artificiale
– veshje të përdorura ose artikuj të tjerë tekstilë të përdorur
– rrecka të përdorura, skrape spangoje, litarë dhe kabëll dhe artikuj të përdorur prej spangoje, litari ose kablli prej materialesh tekstile
– të seleksionuara
– të tjera
GK. Mbetje të gomës
– mbetje dhe skrape te gomës (të tjera nga goma e rendë)
– rrota pneumatike të përdorura
– mbetje dhe skrape të gomave të rënda
GL. Mbetje të patrajtuara të tapës dhe drurit
– mbetje druri dhe skrap, i ose jo i bërë grumbull në kërcunj, briketa, topa apo forma të tjera të ngjashme
– mbetje tape: tapë e ngjeshur, e granuluar ose e thërrmuar
GM. Mbetje te nga industria agro-ushqimore
– precipitati i verës
– mbetje vegjetale të thara dhe të sterilizuara, mbetje dhe produkte dytësore (nënprodukte), në formë topash ose jo, të një lloji i përdorur për ushqyerjen e kafshëve, të cilat nuk janë të përfshirë ose specifikuar diku tjetër
– mbetje të rezultuara prej trajtimit të lëndëve dhjamore ose kafshëve ose te dylleve vegjetale
– mbetje prej kockave ose brirëve, të papunuara, të cilave u është hequr vetëm yndyra, të përgatitura thjeshtë duke i trajtuara me acid ose të dexhelatinosur (por duke ruajtur formën e tyre),
– mbetje prej peshqve
– lëvozhga e kakaos, lëkurë apo mbetje të tjera prej kakaos
– mbetje të tjera prej industrisë agro-ushqimore përjashtuar nën-produktet ushqimore të cilat i plotësojnë kërkesat dhe standardet ndërkombëtare për konsum për njerëzit dhe kafshët
GN. Mbetje e krijuara nga regjia, përpunimi dhe përdorimi i lëkurës
– mbetje të qimeve dhe kreshtave të derrave dhe mbetje të tjera të tyre
– mbetjet e qimeve të kuajve
– mbetje të lëkurës dhe pjesëve të tjera të zogjve me puplat ose pushin e tyre, të puplave ose pjesëve te puplave (të rregulluara ose jo), pa përpunim të mëtejshëm, pastruar, disinfektuar, të trajtuara për konservim ( ruajtje)
– mbetjet e prerjeve te lëkurës apo të përbërësve të lëkurës, të papërshtatshme për prodhimin e artikujve të lëkurës, duke përjashtuar llumrat e lëkurës.
GO. Mbetje të tjera, me përmbajtje kryesisht përbërës organik, të cilat mund të përmbajnë metale dhe përbërës inorganike
– mbetje të flokëve të njeriut
– mbetje kashte
– micela e deaktivizuar e kërpudhave per prodhimin e penicilinës e destinuar për t’u përdorur si ushqim për kafshët
– mbetje nga filmi fotografik që nuk përmbajnë argjend dhe argjend në formë të lirë jonike
– kamera me një përdorim, pa bateri
Balkanweb/