Në krahinën spanjolle të Katalanias do të mbahen zgjedhjet rajonale, të cilat, në varësi të rezultateve, mund të jenë historike dhe mund të çojnë përfundimisht në shkëputjen e kësaj krahine nga Spanja dhe krijimin e një shteti të ri në territorin e Evropës. Në votimin “vendimtar” për Katalanian do të marrin pjesë gjithsej 11 subjekte politike. Katalonia ka rreth 7.5 milionë banorë dhe 196,000 të tjerë që jetojnë jashtë saj, të cilët pritet të votojnë përmes konsullatave spanjolle, shkruan AA.
Edhe pse mbahen si zgjedhjet krahinore në të cilën katalanasit zgjedhin qeverinë e re provinciale, kjo do të mund të rritet në diçka më shumë se kaq, nëse partitë separatiste fitojnë shumicë absolute në parlamentin provincial, ata pritet të realizojnë premtimin e tyre të mëparshëm të shpalljes së pavarësisë nga Spanja brenda 18 muajve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.
Deri më tani, sondazhet para-zgjedhore flasin për faktin se zgjedhjet në Katalonia mund të nënkuptojë fundin e Spanjës në formën e të cilit ky vend ekziston më shumë se 500 vjet.
Sipas sondazheve të kryera në qershor të këtij viti, 42.9 për qind e katalanasve janë për pavarësi të krahinës, 50 për qind ishin kundër dhe 7.1 për qind e popullatës të pa përcaktuar. Megjithatë, supozohet se dy partitë separatiste në zgjedhjet e së dielës mund të fitojnë rreth 50 për qind të votave, nëse ata bashkojnë forcat, do të thotë se ata mund të marrin mjaftueshëm vende në parlament. Me nisjen e iniciativës për pavarësinë e Katalanjës, plasën mosmarrëveshjet mes partisë së Konvergjencistëve të Artur Mes dhe Partisë Unio, të cilat vepruan të bashkuara në skenën politike në 37 vitet e fundit nën emrin CIU.
Artur Mas nga partia udhëheqëse katalanase e Konvergjencës partisë dhe partia Unio (CDC) më pas kanë arritur marrëveshje me partinë majtiste ERC, parti kjo që është rivale e vjetër e CDC -së, por me të cilët janë dakorduar vetëm në kërkesën vendimtare për pavarësi. Aleancës së re i është bashkangjitur edhe partia separatiste “Together for Yes” (Së bashku për “po”). Artur Mas, i cili është edhe presidenti aktual i Katalonjës, në paraqitjen e tij të mbrëmshme në televizionin e Katalonjës, në shënjestër kishte udhëheqësit botërorë, si dhe kryeministrin e Spanjës, Mariano Rajoy. “Rezultatet e zgjedhjeve nuk do t’i përcaktojnë tregjet, as Barack Obama, e as David Cameron apo Angela Merkel, dhe as Mariano Rajoy. Pavarësisht mesazhin e komunitetit ndërkombëtar, si dhe vlerësimin e disa ekspertëve të ekonomisë, pavarësia varet vetëm nga populli i Katalanjës”, tha Mas.