• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kataklizmoja

by Artur Ajazi
07/01/2025 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi 

E quajti mbylljen e tik-tok-ut, “krim makabër, pushkatim i fjalës së lirë”. Ky që e quajti ishte Sali Berisha. Njeriu që në çdo fatkeqësi të shqiptarëve, ose kërkon zgjedhje të reja, ose largimin e qeverisjes dhe njeriut që qeveris. Ra tërmeti, ra COVID-i, ndodhin aksidente, ndodhin fatkeqësi të tjera në shkolla, apo akse rrugore, arrestohen kriminelë, dhe së fundi mbyllet me pëlqimin e mbi 90 per qind të prindërve tik-toku, ai njeri kërkon largimin e qeverisë.

Del kundër çdo gjëje të bukur, kundër çdo investimi, kundër çdo rritje page, pensioni, kundër çdo lajmi të bukur që del nga kryeministria, nga BE-ja, nga OKB-ja, dhe nga vetë Zoti. Ai njeri ka vendosur t’ja nxijë kohën, muajt, vitin, dhe buzëqeshjen shqiptarëve. Mbyllja e tik-tok-ut, ishte vendim i duhur, dhe mendoj se ishte i vonuar. Nga problemet që ka sjellë dhe ka hapur mes të rinjve, apo dhe nga rasti më i fundit me vrasjen makabre të 14 vjeçarit në derën e shkollës, ai aplikacion duhej mbyllur me kohë. “Porsa të vijmë ne në pushtet, do të rihapet tik-tok-u, do të hiqen taksat, do të rriten pagat dhe pensionet, do të shtohet numri i portaleve……..”.

Dhe mendo tani, sikur të ndodhë “kataklizmoja”, dhe të vij në pushtet sërish Berisha. Shteti ligjor do të qelbet, institucionet do të mbushen me mediokër, Kushtetuta do të bëhet paçavure, drejtësia do të rikthehet atje ku ishte, në moçalin e dikurshëm. Mendoni sikur ai njeri të rikthehet edhe njëherë në pushtet, thuajse ka ndodhur kataklizmoja. Shqiptarët do të rikthehen në epokën e “poturreve” dhe shteti do të marrë tatëpjetën. Ai njeri premton se “sa të vij në pushtet, do të rikthej plepaxhinjtë në drejtësi, tik-tok-un, do të rikthejë gjithë armatën e të larguarve për korrupsion në polici, ushtri, arsim, shëndetësi, dhe do ti bëjë rrumpallë tatimet, doganat, bashkitë, dhe çdo gjë që ka hyrë tanimë në hullitë e shtetit ligjor.

Mendoni sikur ai njeri të ribëhet edhe njëherë kryeministër i vendit, pa patur asnjë përkrahje amerikane dhe europiane, duke e kthyer Shqipërinë 30 vite pas. Mjafton të kujtojmë pamjet filmike që Edi Rama shfaqi kur hyrë në kryeministri në 2013, dhe pocaqinë që gjeti në zyra, korridore, arkiva, dhe magazet e asaj godine, për ti thënë JO” rikthimit të PD në pushtet. Ai njeri është i gatshëm për tu bërë aleat (jo vetëm me serbin e grekun) edhe me djallin, vetëm e vetëm të rikthehet edhe njëherë në pushtet. Një opozitë e përgjegjshme shfaq dakortësi dhe gëzohet, edhe kur qeveria bën punë të mira, merr masa drastike ndaj fenomeneve negative që shthurin rininë, apo dhe kur shumica parlamentare miraton ligje të dobishme, që i shërbejnë shqiptarëve.

Nuk shkon drejt pushtetit, kur bën “hasha” gjërat që duken dhe preken, apo dhe kur bën propogandë kundër qeverisë duke dëmtuar interesin e shqiptarëve. Drejt pushtetit shkon, kur je parti transparente, e besueshme, dhe shpresëmadhe për shumicën e popullit. Ndaj them, rikthimi i PD dhe Berishës edhe njëherë në pushtet, krahasohet vetëm me kataklizmonë.

Next Post
“Dëgjo ore se flet budallëqe na reciton këtu…”/ Plas sherri mes analistëve për dosjet e nxehta të SPAK

“Dëgjo ore se flet budallëqe na reciton këtu…”/ Plas sherri mes analistëve për dosjet e nxehta të SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

February 9, 2026
Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

February 9, 2026
Mbyllja e Kuvendit pa debat skenar nga mazhoranca? Si përgjigjet Toni Gogu

“Funksionet kushtetuese nuk pezullohen”, Gogu: GJK e la të pazgjidhur konfliktin, ndërhyrje për të qartësuar ligjin

February 9, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

February 9, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

February 9, 2026
Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

February 9, 2026
Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

February 9, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare! Më optimistë janë kosovarët

February 9, 2026
Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

February 9, 2026
Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In