Harron ku zgjohet në mëngjes, harron me cilin shtet fqinj kufizohet Shqipëria, por kryetarja e të rinjve socialistë Joleza Koka sjell dhe më të fundit. Duke postuar një foto nga Shkupi, Joleza pretendon se në sfond ka zbulimet më të fundit arkeologjike. Por cdo frazë e Jolezës ka nisur dhe bëhet hit në internet.
Këngëtari Kastro Zizo ka vendosur të tallet me drejtuesen e FRESSH, Joleza Koka, që postoi një foto nga Shkupi, duke theksuar se në sfond janë zbulimet e fundit arkeologjike, ndërkohë që aty shihen godinat e reja të ndërtuara në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.
“Mirëmëngjes yje. Duke diskutuar me rosat dhe patat e zonës mbi ndotjen akustike. (Në sfond amfiteatri antik ‘Apollonia e re’ 235p.e.s e sapozbuluar nga ndërtues të çiltër),” shkruan Kastro Zizo.