• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

‘Kastriot Ismailaj do porosiste dikë nga Kosova ose ndonjë serb për të më vrarë’

by
25/09/2015 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Kastriot Ismailaj do porosiste dikë nga Kosova ose ndonjë serb për të më vrarë’

Elvis Mataj është kthyer në personazhin e ditës. Ish­drejtori ekzekutiv i kompanisë së Kastriot Ismailaj, në dëshminë që ka dhënë në gjyqin e Arbitrazhit mes DIA­-s dhe OSHEE­-së, ka thënë se është kërcënuar me vrasjen.

Ai thotë se një njeriu i Kastriot Ismailaj i ka thënë se ky i fundit mund të porosiste vrasjen e tij për 20 mijë euro. Mataj ka dhënë se është kërcënuar disa herë, madje edhe direkt nga Kastriot Ismailaj.

“Dua të sjell në vëmendje të Gjykatës së Arbitrazhit faktin se z. Ismailaj edhe më ka kërcënuar mua dhe të tjerë që kishin lidhje me çështjen DIA. Ismailaj më tha se ai ishte shumë i afërt me një nga ‘Kumbarët’ kryesorë të Shqipërisë”. Z. Ismailaj ishte shumë i inatosur me mua se unë nuk rashë dakord më me të me mospranimin e targetit nga ana e DIA­-s të mbledhjes së borxheve në nivelin 45 milionë dollarë për periudhën e dytë sipas Marrëveshjes së Shkurtit. Unë mendoja se targeti ishte i pranueshëm. Gjithashtu, disa herë unë i kërkova Ismailajt që të paguante shpenzimet e stafit të DIA-­s, gjë të cilën ai nuk pranonte ta bënte. Për më tepër, pas përfundimit të Marrëveshjes së Shkurtit, unë e kundërshtova Ismailajn disa herë në planin e tij për t’ua kaluar kontrollin e DIA-­s, rumunëve. Incidenti i parë ishte kur ish­drejtuesi i DIA-­s, z. Andi Spahiu erdhi tek unë në vitin 2012 dhe më tha se ai ishte takuar me z. Ismailaj dhe se ai z. Ismailaj mund të porosiste dikë nga Kosova, apo veriu i Shqipërisë apo ndonjë serb që për vetëm 20 mijë euro të më vriste mua, ndërsa vetë ai, z. Ismailaj ndodhej jashtë. Unë vlerësova se ky ishte një kërcënim serioz për jetën time. Kërcënimi i dytë ndodhi gjatë 12 qershorit 2012 në rrugët e Tiranës. Kësaj here kërcënimi ishte psikologjik. Z. Ismailaj më ndoqi me makinë dhe më jepte sinjale me drita. Z. Ismailaj ishte ulur në të djathtë të makinës së tij që drejtohej nga shoferi. Kur u ndaluam, z. Ismailaj doli jashtë makinës së tij dhe erdhi tek unë. Ai më kërkoi një kopje të Marrëveshjes së Shkurtit, që ai vetë ma kishte besuar mua dhe më kërcënoi. Unë nuk e kujtoj ekzaktësisht se çfarë më tha aty për aty. Unë e vlerësova si një provokim dhe nuk reagova. Qëndrova i qetë sepse nuk doja të debatoja në publik. Por aty ai më tha gjëra, si për shembull se do më vriste familjen etj. Z. Ismailaj më kërcënoi mua edhe një herë tjetër, në mars të 2014­s, kur ai e kuptoi se nuk do të më binte që të dëshmoja në favor të DIA­s. Situata precipitoi dhe z. Ismailaj më tha ‘dy duart për një kokë i kam’. Kjo është një shprehje shqiptare, që e përkthyer do të thotë ‘unë do të mbroj interesat e mia me çdo kusht” dhe ky është një kërcënim serioz në Shqipëri. Kërcënimet e tij ishte indirekte dhe të sofistikuara. Ai fliste për aksidente të mundshme që mund të më ndodhnin mua apo familjes sime. Z. Ismailaj ka thënë gjëra të këqija edhe për dëshmitarin tjetër në këtë çështje, z. Elvis Gjergji. Një nga gjërat që ai tha ishte: ‘Kush e merr vesh nëse ai helmohet?’. Kjo ndodhi gjatë një udhëtimi tonë në Vjenë, kur ne po hanim drekë në restorant ‘Procaçi’. Ai e tha atë si një shaka, por mua nuk m’u duk aspak për të qeshur, nisur nga konteksti dhe nga eksperiencat e mia të mëparshme. Dhe sigurisht, dikush me shumë para mund të bëjë shumë gjëra. Për aq sa di, z. Ismailaj ka kërcënuar edhe z. Hysenaj, ish­drejtuesin e përgjithshëm të DIA­-s, z. Ardian Suku, ish­drejtorin rajonal të DIA­s në Fier, z. Ëilliam Dhrami. Z. Dhrami vdiq 1 vit e gjysmë më parë nga ataku në zemër. Njëherë, gjatë një prej takimeve të mëparshme me Dr. Hauser, z. Ismailaj ma bëri shumë të qartë se si ai kishte ndërmend të garantonte interesat e tij në arbitrazh. Një herë tek po qëndronin te bar­restoranti i gruas së tij, Ismailaj më tha se ai ishte shumë i afërt me një nga “Kumbarët” kryesorë të Shqipërisë. Ai me tha se ky “Kumbar” mund të bënte gjithçka për z. Ismailaj më qëllim që të eliminonte të gjitha pengesat që ai mund të haste në çështjen DIA përballë OSHEE-­së. Gjithashtu z. Ismailaj me tha se një “mik” i tij në Serbi ishte në pritje të merrte urdhra nga z. Ismailaj. Ky për mua ishte një tjetër kërcënim, pasi unë e dija mirë që vite më parë z. Ismailaj kishte marrë pjesë në një proces privatizimi në Maqedoni (një manifakturë që prodhonte tuba për gazsjellës), aferë e cila përfundoi në një skandal të madh mashtrimi, ku disa njerëz u arrestuan e madje disa të tjerë edhe u vranë. Z. Ismailaj më tha se ai kishte marrë pjesë në këtë proces dhe prandaj mua me vinin ndërmend kërcënimet kundra meje dhe të personave të tjerë”, ka thënë Mataj në dëshminë e tij.

Next Post

Nga Aleksandri tek Zhan D’Ark, 10 adoleshentët që u bënë të famshëm si lider ushtarakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In