Deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Islami pas sulmeve dhe akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama, tashmë vëmendjen e ka drejtuar nga gazetarët. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Islami ka sulmuar gazetarët Mustafa Nano dhe Eduard Zaloshnja, duke i konsideruar si nxitës të “aleancës së qelbësirave” mes PS-së dhe LSI-së.
Por sipas tij, “këto sorra dhe laraska të zeza janë në panik se kjo aleancë tashmë po shpërbëhet.”
Statusi i plotë i Kastriot Islamit në Facebook:
“Hijenat, cakenjte, korbat, sorrat dhe laraskat e zeza qe nxiten, promovuan dhe i bene publicitet Aleances se Qelbesirave; ata qe prej mese dy vjetesh u perpoqen te rrjepin apo rruajne gjithcka ne koshin e qelbesirave, jane shume te friksuar kur shikojne qe Aleanca e qelbesirave po shperbehet e dekompozohet, dhe per ta nuk po mbeten me asgje vecse eres qe qelbur qe kundermon gjithandej. Te coroditur dhe ne panik nga hapja e vrimes se zeze qe po perpin kete aleance te qelbesirave, keta hijena dhe cakenj, po i luten Rames te mos e sulmoje Meten, duke i treguar se largimi i tij hedh ne ere edhe vete Ramen.
Laraska sharlatane ben sondazhe duke treguar se Rama pa Meten eshte humbes.
Promotori i aleances se qelbesirave e “kercenon” Ramen se “qeverisja e tij e lige me qytetarin” do te perfundoje ne koshin e plehrave te historise nese godet Meten.
Dikush i thote se “Rama – lider historik” nuk mund te qendroje si gjeli maje plehut pa mbeshtetjen e Metes…
Jane rende, shume rende…Jane ne panik… Te coroditur…Prandaj nuk e shikojne se presioni nderkombetar kunder Oligarkise, Banditizmit dhe Krimit, po e shperben Aleancen e Qelbesirave. Jane te destinuar te zhduken ne “vrimen e zeze” te korrupsionit dhe krimit, te qelbesirave qe vete promovuan…Nuk mund te kete riciklim te qelbesirave…Kaq ishte… Time is over”









